Call us
00355 422 52 065

Hanze University of Applied Sciences

27.03.2019

 

Hanze University of Applied Sciences ndodhet në qytetin studentor të Groningen. Emri Hanze i referohet Lidhjes Hanseatic, aleancës tregtare mesjetare të qyteteve të Holandës, Gjermanisë, Skandinavisë dhe Zonës Balltike. Qyteti i Groningenit ka një traditë të vjetër në fushën e tregtisë, por edhe në atë të shkencës dhe kulturës. Hanze është një universitet i madh dhe gjithëpërfshirës i shkencave të aplikuara që ka edukuar profesionistë të aftë dhe të përkushtuar për më shumë se dy shekuj.
Programet më të njohura të këtij universiteti janë:
✣Design
✣Electrical & Electronic Engineering – Sensor Technology
✣International Business
✣International Finance & Control
✣Marketing Management
✣Mechanical Engineering
Universiteti ofron një shumëllojshmëri të programeve ndërkombëtare bachelor dhe master, certifikata dhe programe exchange, si edhe shkollën verore Hanze. Hulumtimet dhe risitë e aplikuara janë të integruara në programet akademike. Hanze ka institucione në Groningen, Assen, Leeuwarden dhe Amsterdam me rreth 26000 studentë dhe 3000 anëtarë të stafit. Ajo gjithashtu trajnon profesionistë të kualifikuar dhe të përkushtuar. Universiteti ofron një mjedis në të cilin nxënësit, hulumtuesit, lektorët dhe kompanitë, takohen dhe mësojnë nga njëri-tjetri.
Aplikimet e bëra brenda datës 19 Prill janë FALAS
Për më shumë informacione rreth universitetit dhe mundësive që ju mund të përfitoni ju ftojmë të vini në zyrën e Integral. Ndjehuni të lirë të na kontaktoni në ☎ +355 422 52 065 ose të regjistroheni në linkun e mëposhtëm : ↴ ↴ ↴