FITONI NJË KAMP VEROR NJËJAVOR FALAS NË ANGLI | Integral

FITONI NJË KAMP VEROR NJËJAVOR FALAS NË ANGLI

10.05.2022

Dëshironi të kaloni 1 javë të paharrueshme në një kamp veror në Angli? “Integral Educational Programs” dhe Academic Summer ju japin këtë mundësi unike nëpërmjet konkursit “Fitoni një kamp veror njëjavor falas në Angi”, i cili do të zhvillohet deri më 31 Maj 2022.

Nëse jeni midis moshës 13 dhe 17 vjeç, atëherë ne kemi një sugjerim për ju – shpalosni aftësitë dhe kreativitetin tuaj dhe na dërgoni një prezantim, ese, video ose animacion me temën “”My 10 steps to becoming the person I want to be, starting this Summer për të impresionuar jurinë dhe për të për të përfituar kampin me vlerë 1600 GBP, i cili do të zhvillohet gjatë kësaj vere.

Përvec cmimit të parë që do të jetë kampi veror njëjavor falas në Angli gjithashtu për 5 punimet më të mira do të ofrohet testi zyrtar i Cambridge MyCareerChoices për zgjedhjen e duhur të studimit për ju.

Testi MyCareerChoices i ndihmon studentët të identifikojnë fushat dhe programet e përshtatshme për ta, të zbulojnë se si mund të zhvillojnë aftësitë dhe të marrin informacion të detajuar rreth fushave specifike që ata kanë interes, të marrin vendime për të ardhmen e tyre, si edhe të kuptojnë rëndësinë e degës dhe karrierës që ata dëshirojnë . Duke analizuar përgjigjet idividuale të çdo nxënësi, testi përgatit një profil në bazë të interesave duke marrë parasysh 40 fusha. Përveç kësaj, ai siguron qasje në MyCareersRoom – një platformë të personalizuar online, ku studenti do të jetë në gjendje të eksplorojë në detaje rezultatet e testimit.

Kampi veror përfshin:

  • Akomodimin në një ndër kolegjet më të mira në Bristol
  • Tre vaktet
  • Mësim akademik: 30 orë në javë
  • Testim për përcaktimin e nivelit të gjuhës, materialet e studimit
  • Çertifikatë në përfundim të kampit
  • Ekskursione përgjatë javës
  • Programe argëtimi

Më shumë rreth kampit veror!

Çdo punë e juaja duhet të shoqërohet edhe me një letër të shkurtër në gjuhën angleze ku duhet të prezantoni veten dhe të shpjegoni përse dëshironi të merrni pjesë në konkurs, përse ju vlen një kamp veror dhe pse në Angli. Letra nuk duhet të ketë më shumë se 400 fjalë.

Për tu bërë pjesëmarrës ju lutemi të plotësoni formularin e regjistrimit dhe të dërgoni punimin tuaj në emailin info@integral.al. Ne do të presim materialet tuaja së bashku me formularin e regjistrimit të plotësuar deri më 31.05.2022.

Për më shumë informacion:

☎️: +355 69 40 40 801 / +355 69 80 40 601

📧: xhesika@integral.al / anka@integral.al