Dëshironi të kaloni 1 javë të paharrueshme në një kamp veror në Londër? "Integral" dhe Academic Summer ju japin këtë mundësi unike nëpërmjet konkursit "Fitoni një kamp veror në Londër", i cili do të zhvillohet nga data 1 deri më 31 Maj 2019

Nëse jeni midis moshës 13 dhe 17 vjeç, atëherë ne kemi një sugjerim për ju - shpalosni aftësitë dhe kreativitetin tuaj dhe na dërgoni një prezantim, ese, video ose animacion me temën "10 hapat e mia për tu bërë personi që unë dëshiroj të jem, duke filluar nga kjo verë" për të impresionuar jurinë dhe për të për të përfituar kampin me vlerë 1450 GBP, i cili do të zhvillohet në periudhën 10-17 gusht. Kampi veror përfshin akomodimin në një ndër kolegjet më të mira të Londrës, në zemër të qytetit, tre vaktet, mësim akademik: 30 orë në javë, testim për përcaktimin e nivelit të gjuhës, materialet e studimit, çertifikatë në përfundim të kampit, ekskursione përgjatë javës, program argëtimi, si dhe transfertat për dhe nga aeroporti. Çdo punë e juaja duhet të shoqërohet edhe me një letër të shkurtër në gjuhën angleze ku duhet të prezantoni veten dhe të shpjegoni pse dëshironi të merrni pjesë në konkurs, përse ju vlen një kamp veror dhe pse në Angli. Letra nuk duhet të ketë më shumë se 400 fjalë.  

Për tu bërë pjesëmarrës ju lutemi tëplotësoni formularin e regjistrimit dhe kontrolloni email-in tuaj - aty do të gjeni informacion mbi konkursin dhe kushtet e pjesëmarrjes. Ne do të presim materialet tuaja së bashku me formularin e regjistrimit të plotësuar dhe të skanuar nga ora 00:00 në 01.05.2019 në 23:59 më 31.05.2019.  

Fitoni një kamp veror në Londër! 








Kamp akademik në Londër  

Që prej vitit 2015 kolegji privat “DLD College London” është shpërngulur në një ndërtesë të re në zemër të Londrës, në një kampus me pamje nga Westminster dhe Lumi Thames. Zona përreth shkollës është mjaft e famshme për ndërtesat e saj historike. Në DLD College ka shumë ambjente moderne studimi, salla sporti, mensë, kafene Starbucks dhe akses falas Wi-Fi.  

Akomodimi i studentëve bëhet në dhoma të reja brenda kolegjit. Dhomat janë individuale ose suita. Studentët mund të përdorin shërbimin e lavanderisë.  

Kampusi disponon nje pishinë, sallë sporti, studio kërcimi, fi tnes dhe fushë tenisi. Gjatë mbrëmjeve organizohen një sërë programesh dhe aktivitetesh të ndryshme. Gjatë kohës së lirë studentët mund të vizitojnë Londrën.  

Në fundjavë organizohen 2 ekskursione ditore në Oxford, Cambridge, Windsor, Winchester, Brighton,Canterbury dhe 4 ekskursione gjysëm ditore në javë në vendet më të bukura të Londrës.

Më shumë rreth shkollës verore mund të gjeni këtu

Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni: elena@integral.al ose leidia@integral.al

Rr. Ibrahim Rugova, Nd. 46, H. 4, Ap. 5, Tirana, Albania  

Phone: +355 422 52 065  

Cell: 0698040601 / 0694040415  

  www.integral.al