Call us
00355 422 52 065

Fitoni një kamp veror falas në Londër!

30.04.2019

Dëshironi të kaloni 1 javë të paharrueshme në një kamp veror në Londër? “Integral” dhe Academic Summer ju japin këtë mundësi unike nëpërmjet konkursit “Fitoni një kamp veror në Londër”, i cili do të zhvillohet nga data 1 deri më 31 Maj 2019.

Nëse jeni midis moshës 13 dhe 17 vjeç, atëherë ne kemi një sugjerim për ju – shpalosni aftësitë dhe kreativitetin tuaj dhe na dërgoni një prezantim, ese, video ose animacion me temën “10 hapat e mia për tu bërë personi që unë dëshiroj të jem, duke filluar nga kjo verë” për të impresionuar jurinë dhe për të për të përfituar kampin me vlerë 1450 GBP, i cili do të zhvillohet në periudhën 10-17 gusht.

Kampi veror përfshin:

*Akomodimin në një ndër kolegjet më të mira të Londrës, në zemër të qytetit,

*Tre vaktet

*Mësim akademik: 30 orë në javë,

*Testim për përcaktimin e nivelit të gjuhës, materialet e studimit,

*Çertifikatë në përfundim të kampit,

*Ekskursione përgjatë javës,

*Program argëtimi,

*Transfertat për dhe nga aeroporti.

Më shumë rreth shkollës verore mund të gjeni këtu >>

Çdo punë e juaja duhet të shoqërohet edhe me një letër të shkurtër në gjuhën angleze ku duhet të prezantoni veten dhe të shpjegoni pse dëshironi të merrni pjesë në konkurs, përse ju vlen një kamp veror dhe pse në Angli. Letra nuk duhet të ketë më shumë se 400 fjalë.

Për tu bërë pjesëmarrës ju lutemi tëplotësoni formularin e regjistrimit dhe kontrolloni email-in tuaj – aty do të gjeni informacion mbi konkursin dhe kushtet e pjesëmarrjes. Ne do të presim materialet tuaja së bashku me formularin e regjistrimit të plotësuar dhe të skanuar nga ora 00:00 në 01.05.2019 në 23:59 më 31.05.2019.

Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni: elena@integral.al ose leidia@integral.al; 0698040601/0694040415