Eksperienca H-Farm International school: Kafe Italiane, Ëmbëlsira dhe Ekselencë Arsimore

Inovacioni takohet me Traditën: Një Pasdite Ekskluzive me H-Farm International School

maj 6 mër
6.05.2026
17:00 - 19:00 orë
Cioccolatitaliani, Tiranë

Njihuni me të Ardhmen e Arsimit Ndërkombëtar


Kur mendoni për edukimin e fëmijës tuaj jashtë vendit, pyetjet më të rëndësishme janë: në çfarë ambienti do të rritet, kush do ta shoqërojë në këtë rrugëtim dhe si do të mësojë të udhëheqë në një botë që ndryshon vazhdimisht?


Prindërit që bëjnë plane afatgjata kërkojnë më shumë se një shkollë; ata kërkojnë një ekosistem. H-Farm International School përfaqëson një urë lidhëse midis standardeve të larta akademike dhe mendësisë së sipërmarrjes të nevojshme për shekullin XXI. Shkolla përgatit nxënësit jo vetëm për universitete elitare, por për një jetë me ndikim në një botë globale, digjitale dhe konkurruese.


Ju ftojmë në një takim privat me përfaqësuesit e H-Farm International School, një nga destinacionet më të mira boarding, e vendosur në kampusin më inovativ në Europë, pranë Venecias, Itali.
Ky event është i dedikuar për një grup të përzgjedhur të ftuarish dhe do të ofrojë një konsultim të nivelit të lartë për një vendim me vlerë afatgjatë. Do të shkojmë përtej mesazheve të përgjithshme dhe do të fokusohemi në: kurrikulën IB, mendësinë inovative “H-Farm”, kujdesin pastoral në epokën digjitale, rrugët e specializuara drejt universiteteve si dhe programet verore.
Pasditja do të shoqërohet me një degustim të rafinuar të kafesë italiane dhe ëmbëlsirave artizanale, duke sjellë frymën elegante të “Dolce Vita” në zemër të Tiranës.

 

Detajet e Eventit

  • Data: 6 Maj 2026
  • Ora: 17:00
  • Vendi: Cioccolatitaliani, Tiranë

[Kërkoni një ftesë individuale]
 

REGJISTROHUNI KETU PER TE MARRE PJESE NE EVENT

REGJISTROHUNI

Pse H-Farm është standardi i ri për liderët globalë? Një rrugëtim unik arsimor për të rinjtë me mendësi ndërkombëtare dhe të orientuar drejt së ardhmes

H-FARM International School fuqizon nxënësit të bëhen qytetarë globalë dhe të ndërtojnë vetë të ardhmen e tyre në një komunitet botëror që ndryshon me shpejtësi. Përmes mjediseve inovative të të nxënit dhe ndërtimit të marrëdhënieve mbi bazën e respektit dhe mirëkuptimit, nxënësit zhvillohen në individë të sigurt, kreativë dhe bashkëpunues.

Pse H-Farm është standardi i ri për liderët globalë? Një rrugëtim unik arsimor për të rinjtë me mendësi ndërkombëtare dhe të orientuar drejt së ardhmes

Një kampus i klasit botëror në zemër të inovacionit

Një kampus i klasit botëror në zemër të inovacionit
H-Farm nuk është thjeshtë një shkollë; ajo ndodhet brenda qendrës më të madhe të inovacionit në Europë. Nxënësit studiojnë pranë startup-eve dhe krijuesve digjitalë, duke përfituar një përvojë reale që nuk mund të zëvendësohet nga klasa tradicionale.
 

 Ekselencë akademike me frymë sipërmarrëse

Si një IB World School, ofron një rrugëtim akademik të personalizuar. Të diplomuarit sigurojnë pranime në universitete prestigjioze në mbarë botën, duke kombinuar rezultate të larta me aftësi digjitale dhe sociale unike.
 

Filozofia e boarding “Big Famil

Jeta në konvikt ndërtohet mbi një rutinë të strukturuar, por kreative. Në këtë ambient të sigurt italian, nxënësit zhvillohen në të rritur të pavarur dhe të sigurt, që dinë të menaxhojnë kohën dhe të ardhmen e tyre.

Një mikrokozmos vërtet globa

Me nxënës nga mbi 30 shtete, anglishtja është gjuha e përditshme. Kjo zhytje e vazhdueshme zhvillon vetëbesimin komunikues dhe inteligjencën kulturore të nevojshme për të udhëhequr në një ambjent global.

Një shije ekselence: Programet Verore H-Farm

Një shije ekselence: Programet Verore H-Farm

Hapi i parë drejt arisimit ndërkombëtar

Për familjet që duan të përjetojnë ekosistemin H-Farm përpara një vendimi afatgjatë, programet verore janë zgjedhja ideale. Këto kurse intensive rezidenciale shërbejnë si një hyrje drejt komunitetit boarding.

  • AI & Future Tech: Eksperiencë praktike në inteligjencën artificiale dhe machine learning
  • Robotics & STEM: Sfida inxhinierike që lidhin teorinë me praktikën
  • The Start-up School: Ambient në stilin “Shark Tank” ku nxënësit krijojnë dhe prezantojnë ide biznesi
  • The H-Farm Spirit: Një javë jetese në boarding, njohje me bashkëmoshatarët dhe stilin italian të jetesës
     

PROGRAMI

Pjesëmarrja bëhet vetëm me regjistrim dhe konfirmim paraprak. Numri i vendeve është i limituar për të garantuar cilësinë e eksperiencës.

Vendndodhja:

Restoranti Cioccolatitaliani ofron një ambient të qetë dhe ekskluziv, i dizenjuar për privatësi dhe elegancë – ideal për diskutime mbi të ardhmen e fëmijës tuaj.

 

Axhenda:

  •  17:00 – Pritja e të ftuarve
  •  17:30 – Prezantimi i shkollës: Vizioni H-Farm
  • 18:00 – Sesion interaktiv pyetje & përgjigje
  • 18:30 – Degustim kafeje dhe ëmbëlsirash italiane + diskutime individuale

Pjesëmarrja bëhet vetëm me regjistrim dhe konfirmim paraprak. Numri i vendeve është i limituar për të garantuar cilësinë e eksperiencës.
 

REGJISTROHUNI KETU PER TE MARRE PJESE NE EVENT



H-Farm International school

GALERI

Rezervoni një konsulencë

Hapi 1 nga 3

Identifikimi

Fjalëkalimi i harruar?

Ende nuk keni një regjistrim?

Krijo profil

NDIQNI HAPAT E ARDHSHËM DREJT
ARSIMIT TË ËNDRRAVE!

Krijoni profilin tuaj për të gjetur kurset më të përshtatshme të gjuhës dhe mundësitë arsimore jashtë vendit dhe në Shqipëri.

Regjistrimi

A keni tashmë një regjistrim?

Identifikohu këtu

FJALËKALIMI I HARRUAR?

Ndodh tek secili. Shkruani adresën e e-mailit me të cilën jeni regjistruar që të mund të merrni qasje.

DËRGO KËRKESË

Lista e institucioneve të zgjedhura nuk do të ruhet nëse nuk regjistroni profilin tuaj. Jeni të sigurt që dëshironi të vazhdoni pa të?

Ruani listën e institucioneve të zgjedhura.

Ruani listën e institucioneve të zgjedhura.

Krijoni profilin tuaj personal në platformë!

  • Zgjat më pak se një minutë
  • Shihni përmbajtje të dobishme të disponueshme vetëm për përdoruesit e regjistruar
  • Merrni të parët informacione dhe lajme për temat që ju interesojnë
Regjistrimi A keni tashmë regjistrim? Identifikohu këtu

ABONOHUNI PËR LAJMËRIME DHE OFERTA AKTUALE

Merrni informacionin aktual nga Integral

Ju lutemi zgjidhni për cilat programe dëshironi të merrni lajme dhe oferta:

pages.front.server_error_title pages.front.server_error_message