Integral Educational Programs fton te gjithe aventurieret e moshes 13-17 vjec per nje eksperience magjike ne kampin veror ne Toledo Spanje!
Gati për një eksperiencë të paharrueshme në San Patricio Toledo, Spanjë?
Per te mare pjese ne konkurs dhe per te qene ju fituesi i nje kampi veror FALAS ne Spanje duhet te plotesoni keto hapa:
Regjistrohuni tek linku me poshte
Shkruani një ese në anglisht me temën: "A Teacher Who Changed My Life: The Lessons I'll Never Forget"
Dërgoni esenë tuaj me email në: xhesika@integral.al
Afati u fundit per dorzimin e punimeve dhe regjistrimit eshte data 15 Shkurt 2025, ora 18:00! Pasi te mblidhen te gjithe punimet nje juri profesioniste e perbere nga ekspert te huaj ne fushen e edukimit do vlersoje dhe perzgjedhe fituesin e konkursit.
*Fituesi i kampit veror Falas do te udhetoj me perfaqesuesin dhe grupin e organizur nga Integral!
Grupet e kampeve verore 2025 organizuar nga Integral
Kamp veror ne Spanje
Mosha: 10 – 17 vjec Data: 13 Korrik 2025 – 26 Korrik 2025
Nuk e keni përjetuar një kamp veror deri sa të keni përjetuar një kamp veror në Shkollën Ndërkombëtare San Patricio Toledo ne Spanje. Të mbështetur nga një ekip i aftë dhe profesionist (spanjollë ose anglezë), çdo kampist do të largohet me aftësi të pasura komunikimi dhe me kujtime qe do jetojne pergjithmone.
Shkolla Ndërkombëtare San Patricio është një shkollë që ofron arsim ndërkombëtar për fëmijët nga 1 deri në 18 vjeç gjatë vitit akademik. Ajo ndodhet në Toledo, Spanjë. Si një qytet i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Toledo është i njohur ndërkombëtarisht për bukurinë, kulturën dhe interesin historik. Toledo ndodhet 30 minuta larg nga Madridi.
Lokacioni është perfekt për fmijet që dëshirojnë të eksploronë kulturën spanjolle dhe të përfshihen në këtë përvojë unike, me mundësinë për t'u njohur me femije nga vende te ndryshme te botes, për të praktikuar sporte në facilitetet qe kjo shkolle ofron si edhe për të zhvilluar aftësi artistike dhe kreative, duke mësuar anglisht ose spanjisht.
Mosha: 8 – 17 vjec Data: 22 Korrik 2025 – 5 Gusht 2025
Kampi veror në Leighton Park ofron një përvojë të jashtëzakonshme për fëmijët dhe adoleshentët, duke kombinuar aventurën me argëtimin. Aktivitetet përfshijnë sporte në natyrë, pune krijuese dhe ekskursione, të gjitha në një mjedis të sigurt dhe mikpritës. Pjesëmarrësit zhvillojnë shkathtësi sociale dhe vetëbesim, duke krijuar miqësi të reja dhe kujtime të paharruara.
Shkolla Leighton Park ndodhet në një territor të gjerë, të sigurt dhe tërheqës, e cila oferon kushte shume te favorshme për jetesën, arsimin dhe sportin.
Në kampus ka fusha për lojëra, fusha për futboll, hokej dhe tenis, një sallë sportive për basketboll, badminton, volejboll dhe një pishinë të brendshme. Facilitetet e tjera përfshijnë një departament muzikor me teknologji moderne, një studio filmi, një studio baleti, teatër dhe qendër arti dhe dizajni.
WiFi është në dispozicion në të gjithë kampusin dhe në shtëpitë e konvikteve.
Mosha: 10 – 17 vjec Data: 10 gusht 2025 – 23 Gusht 2025
Shkolla e Gjuhës për Kurset e Gjermanishtes në Bad Schussenried
Me kapacitet për deri në 300 nxënës nga e gjithë bota, Bad Schussenried është shkolla më e madhe në Gjermani për të studiuar gjermanishten si gjuhë të huaj.
Shkolla ndodhet në një kompleks modern të vendosur mes një parku të bukur dhe një zone të gjerë për rekreacion në natyrë. Nxënësit mund të shkojne në qendrën e Bad Schussenried brenda rreth pesë minutash.
Me kapacitet për deri në 300 nxënës nga e gjithë bota, Bad Schussenried është shkolla më e madhe në Gjermani për të studiuar gjermanishten si gjuhë të huaj.
Shkolla ndodhet në një kompleks modern të vendosur mes një parku të bukur dhe një zone të gjerë për rekreacion në natyrë. Nxënësit mund të shkojne në qendrën e Bad Schussenried brenda rreth pesë minutash.
Ne përdorim cookies për të përmirësuar shërbimet tona dhe për t'ju ofruar përvojën më të mirë në faqen tonë të internetit. Duke përdorur këtë faqe interneti, ju pranoni