Call us
00355 422 52 065

D'Overbroeck's College - Përgatitni fëmijën tuaj për karrierën e tij të ardhshme në një nga shkollat më të mira në Oksford!

22.04.2019

D’overbroeck’s, një nga shkollat më të mira në Britaninë e madhe, është themeluar në vitin 1978 dhe ndodhet në qendër të qytetit të Oxfordit, pranë zonës komerciale të universitetit të Oxfordit. Gjimnazi D’Overbroeck’s ka një famë akademike të shkëlqyer dhe është i vendi i duhur për nxënës të cilët ndihen të pavarur, mjaft të motivuar dhe ambiciozë, që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në universitetet më prestigjioze të Britanisë së Madhe, si Oxford, Cambridge, Imperial College, LSE, UCL, universitetet në Edinburgh, Bath, Bristol, Newcastle, Leeds, etj.

Një veçanti e shkollës është përpjekja për të krijuar një atmosferë të përshtatshme për të zhvilluar cilësi individuale të çdo nxënësi, duke u fokusuar në individualitetin e secilit, në mendimin kritik dhe krijues, inkurajimin e ndryshimit dhe të origjinalitetit.

Niveli akademik i arsimimit, ambjenti shoqëror, marrëdhënia nxënës-profesorë e bazuar në besim dhe pjesëmarrja aktive e nxënësve në proçesin e studimit janë çelësi i rezultateve të shkëlqyera në provime.

Përafersisht 10% e të diplomuarëve në D’Overbroeck’s pranohen çdo vit në Oxbridge. Mësimi bëhet në grupe të vogla, ndërkombëtare, deri në 10 vetë (një mesatare prej shtatë vetash), ndërsa afërsisht 60% të studentëve janë nga Britania e Madhe. Gjimnazi ka një program për përgatitje speciale të dizenjuar për mjekësi dhe drejtësi, duke patur parasysh aplikimet në universitetet më të mira, ndërsa një pjesë e madhe e profesorëve janë autorë të librave dhe anëtare të komisioneve të vlerësimit. Një element i rëndesishëm në progresin e nxënësve e përbën edhe marrëdhenia e tyre me profesorët, e cila realizohet në dy mënyra – nëpërmjet konsultimit direkt dhe vlerësimeve të vazhdueshme, nëpërmjet përgatitjeve të raporteve të detajuara mbi rezultatet si dhe rekomandime.

Shkolla ofron programet :

  • GCSE (15-16 vjec) Program studimi me kohëzgjatje një vjeçare, i dizenjuar për nxënësit me një nivel mesatar të gjuhës angleze, të cilët përfitojnë një formim bazë për nivelin tjetër, A-levels.
  • A-levels (16-19 vjeç) Eshtë një program dy vjeçar për nxënësit me një nivel të lartë të gjuhës angleze. Në A-levels ofrohen më shumë se 30 lëndë nga fusha të ndryshme.

Në d’Overbroeck’s, përsosmëria akademike mund të arrihet pa formalitetet e panevojshme që shumë shkolla britanike tradicionale kanë. Studentët kanë lirinë për të pyetur, eksploruar dhe për të krijuar; për të zhvilluar interesat, për të rritur talentet dhe për të realizuar potencialin e tyre  të plotë akademik, ndërsa jetojnë në një nga qendrat më të bukura të të mësuarit në botë – qytetin historik të Oksfordit.

Për nxënësit të cilët dëshirojnë të aplikojnë dhe janë te gatshëm të luajnë një rol aktiv si ambasadorë të shkollës , D’Overbroeck’s ofron cmimin “Friendship Ambasador Award” I cili përkthehet në një ulje nga 1500 deri 6000 GBP mbi tarifen e shkollimit, për vitin e parë.

Prej disa vitesh tashmë shkolla d’Overbroeck’s ofron për studentët ndërkombëtarë dhe jo vetëm, programin veror “Young Professionals”  I cili është i përshtatshëm për të gjithë ata studentë që dëshirojnë të studiojnë një anglishte akademike të kombinuar me përgatitjen dhe orientimin profesional. Programi veror është një mundësi fantastike edhe për studentët të cilët dëshirojnë që të përjetojnë jetën studentore në këtë shkollë përpara se të vendosin të studiojnë aty.

Zbuloni të gjitha Programet Verore që Integral ofron dhe përzgjidhni atë që ju përshtatet më shumë.

Rezervoni konsulencën tuaj FALAS

Regjistrohuni ose na kontaktoni ☎ +355 422 52 065. Ju presim!