Call us
00355 422 52 065

Ditë takimesh me përfaqësues të Swiss Education Group

04.12.2017

 

“Keni dëshirë të studioni në Zvicër? Integral Albania ju jep mundësinë për tu takuar me përfaqësues të një prej grupeve më të mira të arsimit në Zvicër, Swiss Education Group,  ditën e premte dt. 08 Dhjetor ora 12:00-14:00.

Ftojmë të gjithë studentët që dëshirojnë të studiojnë për Business & Hospitality por edhe në degë të tjera rreth fushës së biznesit, të bëhen pjesë e këtij takimi për t’u prezantuar me të gjitha programet që ofrohen.

Swiss Education Group (SEG) është një nga grupet më të mëdha të arsimit në fushën e Hoteleri Turizëm jo vetem në Zvicër, por edhe në mbarë botën. SEG u themelua në vitin 1982 dhe menaxhon 5 insitucione të bazuara në 7 kampuse në të gjithë Zvicrën. Secila prej shkollave ofron veçoritë e tyre unike, për t’iu përshatur sa më mirë kërkesave tuaja. SEG është shpallur lider në fushën e menaxhimit të turzimit  dhe është I famshëm për programet , të cilat janë plotësisht në përputhje me nevojat e bizneseve të këtij sektori.