Coventry University vjen në Tiranë më 12 Korrik!

Përfaqësuesi i Coventry University vjen sërisht në zyren e INTEGRAL. Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij takimi për tu informuar rreth studimeve në Britaninë e Madhe , programeve dhe aplikimeve 

REGJISTROHUNI KËTU

Tiranë më 12 Korrik 2019 - 14:30 ora

people profiles

ZYRA INTEGRAL


Të studiuarit jashtë është një eksperiencë që ju ndryshon jetën. Hidhni hapin e parë drejt karrierës së ëndrrave tuaja! Investoni për një të ardhme të sigurt drejt rrugës së suksesit. Tashmë mundësia për ta bërë këtë është fare pranë jush. 

Coventry University është një universitet modern, me një traditë krenare në ofrimin e arsimit të lartë cilësor dhe fokusin në kërkimet shkencore. I themeluar më 1843, universiteti ka një traditë 175 vjeçare në ofrimin e mësimdhënies cilësore të arsimit të lartë. Kampusi universitar ndodhet në qendër të qytetit te Coventry dhe është vazhdimisht në zhvillim. 

Coventry University renditet i 15-ti sipas The Guardian University Guide 2019 dhe për 7 vite rradhazi universiteti është vlerësuar si TOP UK Modern University. 97% e studentëve të diplomuar me sukses punësohen në kompani të njohura ndërkombëtare. Coventry i përgatit studentet e vetë për një karrierë të sukseshme, duke i ndihmuar të fitojnë njohurinë, aftësinë dhe ekperiencën e nevojshme për punëdhënësit. Universiteti ka partneritet me kompani të mirënjohura si Jaguar Land Rover, GE Aviation, PwC, DHL and Intel, në të cilat janë punësuar disa nga të diplomuarit e vetë.  

Lexoni më shumë për Coventry>>>

Përse duhet të zgjedhim Coventry University?

Coventry University është vendi ideal për të studiuar, për të cilin mund të krenohemi me:

  • Cilësinë e lartë të mësimdhënies: Një nga universitetet më prestigjoz në Angli për mësimdhënie dhe suport akademik. 
  • Partneritet me fokus në punësim: 97% punësim ose studime të mëtejshme në bashkëpunim me kompani të mëdha siç janë: Jaguar, Land Rover, Delloite, Lloyds Banking Group dhe shumë të tjera.  
  • Rankimi/renditja e Universitetit: Guardian University Guide 2019 ka renditur Universitetin në vendin e 15 në Angli. Eshtë shpallur Universiteti Modern i Vitit për tre vite rradhazi 2014, 2015 dhe 2016 nga The Times and Sunday Times Good University Guide 2016. 
  • Diplomë e njohur ndërkombëtarisht: Nëpërmjet Programeve të Liderëve Global, ku ju mund të takoni liderë aktual të industrive (si psh. Zv. Presidenti i Nissan e deri tek astronautët e NASA-s). Gjithashtu ju mund të merrni pjesë në udhëtime ndërkombëtare pune.
  • Përvojë e shkëlqyer studentore: Është shpallur Universiteti i Vitit për nga eksperinca studentore, pasi 87% e studentëve të anketuar janë shprehur mjaft të kënaqur. Eshtë renditur në 6 universitetet më të mira për eksperiencën studentore nga The Times and Sunday Times Good University Guide 2018. 
  • Kushte të shkëlqyera: Investime me vlerë mbi £200 milion për krijimin e kushteve duke filluar nga bibilioteka e arteve, godinat e studentëve dhe fakultetet (klasa të pajisura me teknologjinë më të fundit, praktika tregëtie, vizitë në aeroportin e avionëve ushtarakë Harrier, simulues fluturimi, tunele aerodinamike, investim mbi £33 milion për ngritjen e një ndërtese të re për shkenca shëndetësore dhe jetësore, e shumë të tjera). 
  • Mundësi për të studiuar në kampusin e Londrës: E vendosur në zemër të zonës financiare të Londrës, mundëson një mjedis biznesi të kompletuar me eksperiencë profesionale.  

 

Përfaqësuesi i Coventry University vjen sërisht në zyren e INTEGRAL. Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij takimi për tu informuar rreth studimeve në Britaninë e Madhe , programeve dhe aplikimeve . 

REGJISTROHUNI KËTU

Adresa: Rr. Ibrahim Rugova, Nd. 46, H. 4, Ap. 5 ,Tiranë, Albania

Tel. : 0422 52 065

Cel: +355 69 40 40 401 / +355 69 40 40 901 E-mail: arben@integral.al / ortensa@integral.al

E-mail: info@integral.al


Web: www.integral.al

FB: Integral Programe Edukimi

Copyright © INTEGRAL 2019