Call us
00355 422 52 065

Coventry University vjen në Tiranë më 21 nëntor!

15.11.2018
Përfaqësuesi i Coventry University vjen sërisht në Tiranë! Këtë herë, ata kërkojnë të dijnë të gjitha pyetjet tuaja në lidhje me arsimimin, universitetin dhe jetën studentore në Britani.

Vendet janë të kufizuara, rezervoni vendin tuaj këtu: ▶▶▶



Le të prezantojmë shkurtimisht këtë universitet dhe të flasim më gjerë për të. Që nga viti 1843, Universiteti Coventry, është përpjekur të frymëzojë të gjithë nxënësit e tij në zhvillimin e tyre dhe gjetjen e një karriere të përshtatshme, dhe këtë vit do të festohet 175 vjet mësimi. Por arsyeja pse është emocionuese të jesh student në Universitetin Coventry është shumë më tepër …
Pse të zgjidhni Universitetin Coventry për arsimin tuaj të lartë?
⇌ 97% e nxënësve gjejnë punë brenda 6 muajve pas diplomimit të tyre.
Qendra e tyre e Punësimit dhe Karrierës është e përkushtuar që të ofrojë praktika studentore dhe praktika verore për studentët që të përgatiten më mirë për një karrierë të suksesshme dhe më pas për tregun e punës. Ata gjithashtu punojnë ngushtë me disa nga organizatat dhe kompanitë kryesore të botës: Jaguar Land Rover, GE Aviation, PwC, DHL dhe Intel janë vetëm disa nga punëdhënësit të cilët kanë punësuar studentët e tyre gjatë viteve të fundit pas diplomimit.
⇌ Universiteti Coventry përpiqet që investimi I studenteve të bëhet në mënyrën me eficiente të mundshme.
⇌ Ofron një mjedis cilësor mësimi. Burimet e tyre po investojnë në universitetin dhe kampusin e tyre gjatë gjithë kohës për t’i pajisur studentët me pajisjet më moderne, mjediset e reja të të mësuarit dhe teknologjinë më të fundit. Arsyeja për këtë është se risitë inovative janë themelore për to.
⇌ Fitues i Universiteti i Vitit në bazë të përvojës së studentëve. Ata janë gjithmonë të fokusuar në ofrimin e mbështetjes së duhur për studentët – duke dëgjuar sugjerimet e studentëve. Ata duan që të sigurohen se koha që studentët kalojnë me ta është më e mira dhe më efektive!
⇌ Ofron studime në një qytet dinamik dhe interesant. Ju do të studioni në një qytet që u shpall Qyteti Sportiv Evropian në 2019 dhe Qyteti i Kulturës së Britanisë së Madhe në vitin 2021. Nuk mund të presim për të parë se cilat mundësi dhe sfida të reja do të na japin këto tituj!
⇌ Mësimdhënia me cilësi të lartë, përqendrimi në punësimin e ardhshëm, lidhjet e forta me industrinë dhe qasjet inovative dhe parimet janë disa nga gjërat më të rëndësishme që duan t’ju ofrojnë studentëve të tyre. Ata janë të përkushtuar për të investuar në të ardhmen e brezit të ri dhe duan t’u sigurojnë atyre një mjedis ideal dhe mbështetje për mësimin dhe zhvillimin e aftësive që do të ndryshojnë jetën e tyre gjatë dhe pas përfundimit të studimit.
Vendet për prezantimin e Coventry në Tiranë janë të kufizuara, rezervoni vendin tuaj këtu – është krejtësisht FALAS: