Suedia është e gjelbër, Suedia është krijuese, Suedia është ndërkombëtare! Suedia ofron arsim të lartë për studentët evropianë!
Universitetet suedeze janë përshtatur shumë mirë për nevojat e studentëve ndërkombëtarë, që janë më shumë se 24,000, jo vetëm që kanë një infrastrukturë të jashtëzakonshme, por gjithashtu ofrojnë një gamë të gjerë programesh me mësimdhënie në anglisht. Në 39 institucionet e arsimit të lartë, me mbi 1000 programe, ju mund të studioni fusha të tilla si: inxhinieri, shkenca politike, ekonomi, IT, dizajn, etj.
Në Suedi, përdoren 2 terma paksa të ndryshëm për të përshkruar institucionet e arsimit të lartë:
I vetmi ndryshim midis të dyve është se programet e doktoratës mungojnë në listën e programeve të kolegjit universitar.
Kohëzgjatja mesatare e një programi të arsimit të lartë me kohë të plotë në Suedi:
Viti akademik fillon në gusht dhe përfundon në qershor dhe ndahet në 2 semestra. Studentët me kohë të plotë do të kenë 40 orë mësime në javë.
Universitetet në Suedi të të rekomanduar nga Integral Educational Programs:
Shpenzimet mujore në Suedi:
Akomodimi në Suedi
Për studentët ndërkombëtarë, kontakti i parë në kërkim të akomodimit do të jetë universiteti ku ata do të fillojnë studimet. Universitetet suedeze mund të ofrojnë ose akomodim në rezidencat studentore (nëse i kanë), ose ndihmë të përgjithshme ose këshilla për akomodimin në sektorin privat. Disponueshmëria e akomodimit ndryshon shumë në varësi të qytetit ku do të studioni. Prandaj, rekomandohet të kërkoni një shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur.
Afati i aplikimeve në Suedi
Dosja e pranimit, pasi të jetë përgatitur me kujdes duhet të ngarkohet në portalin zyrtar Suedez te aplikimeve.
Raundi i parë i pranimit: Programet e diplomës Bachelor / Master: 15 Janar;
Raundi i dytë i pranimit: Programet e nivelit Bachelor / Master: 15 Prill – 2 Maj.
-> Studentët kanë një mardhënie tepër miqësore me stafin akademik.
-> Fokusi kryesor është zhvillimi i njohurive të studentëve.
-> Element kryesor është puna në ekip.
-> Kurset janë interaktive.
-> Numri i studentëve që studiojnë në Suedi çdo vit: 357,000
-> Numri i programeve të ofruara nga kurset deri tek masterët: më shumë se 4,000
-> Numri i programeve universitare dhe të gradave master të ofruara në anglisht: mbi 700
-> Shkalla e papunësisë për studentët të cilët kanë mbaruar vetëm arsimin e mesëm: 7.3%
-> Shkalla e papunësisë për studentët që kanë mbaruar arsimin e lartë: 4.8%
-> Transporti publik është i përhapur. Një rrjet i gjerë i autobusëve, trenave, metrove, tramvajeve, anijeve, avionëve dhe shumë më tepër mund t’ju çojë kudo që dëshironi.
-> Të gjithë flasin anglisht – Kjo do të thotë që nuk keni nevojë të flisni suedisht për të studiuar këtu.
-> Studentët ndërkombëtarë mund të punojnë në Suedi. Megjithëse studimet tuaja janë përparësia juaj numër një, nuk ka asnjë kufizim ligjor për numrin e orëve të punës.
-> Pas përfundimit të studimeve, mund të aplikoni për një zgjatje të lejes tuaj të qëndrimit për të kërkuar punë deri në gjashtë muaj.
Integral ofron Testin orientues të karrierës për studentët të cilët janë ende të pavendosur pë degën e studimit (MyUniChoices)
Informacion i detajuar mbi kushtet, procedurat dhe afatet e aplikimit
Përzgjedhja e institucioneve arsimore që ofrojnë programin e dëshiruar
Ndihmë në përgatitjen e dokumenteve - letër motivimi, CV, etj.
Aplikim deri në 5 universitete dhe konfirmimi i pranimit
Ndihmë në përzgjedhjen e akomodimit dhe këshilla praktike