Hollandë
Studime në Hollandë
Hollanda, destinacioni i ri i preferuar për studentët Shqiptarë !
Gjithnjë e më shumë të rinj shqiptarë janë të interesuar të studiojnë në Hollandë, për shkak të kushteve në të cilat zhvillohet procesi arsimor dhe jo vetem. Si konsulentë për studime jashtë vendit, kohët e fundit jemi përballur me një rritje të aplikimeve për universitetet Hollandeze. Me këtë ritëm ne presim që shifrat për këtë destinacion studimi të dyfishohen në vitin e ardhshëm. Në të njëjtën kohë, ne vërejmë një rritje të interesit të universiteteve më të mira Hollandeze për të tërhequr të rinj Shqiptarë për të studiuar programe të ndryshme.
Sistemi universitar Hollandez bazohet në dy lloje, secili me institucionet e veta të specializuara. Kështu, ne po flasim për universitete teorike (të përqendruara në kërkime) dhe universitete te shkencave të aplikuara (me një fokus në pjesën praktike të studimit). Për të dy llojet e studimeve, Hollanda vjen me një sistem shumë të favorshëm, programe te akredituara në anglisht, një bazë inovative universitare dhe çmime te përballueshme për arsim. Tarifat vjetore të shkollimit për studimet universitare variojnë nga 8000 euro deri në 11000 euro. Universitetet gjithashtu ofrojnë bursa për studentë me rezultate të shkëlqyera akademike të cilat variojne nga 3000 deri në 5000 euro në vit. Për më tepër, shteti Hollandez ofron mundësinë e aplikimit për bursa të tjera specifike për të mbuluar vlerën e studimeve.
Shteti Hollandez inkurajon sistemin e arsimit dhe punësimit dhe është modeli aktual në të cilin punojnë shumica e të rinjve, gjë që i shton vlerë shoqërisë, si tani ashtu edhe në të ardhmen. Hollanda ka zhvilluar një strategji të qartë në këtë drejtim dhe mund të themi se është vendi që praktikisht ju “paguan qe të mësoni”
Metodat Hollandeze në mësimdhënie janë interaktive. Mësimi përqëndrohet në punën në ekip, e cila ju lejon të njiheni më lehtë me studentë të tjerë ndërkombëtarë. Të studiosh në Hollandë do të thotë të zhvillosh një mendje të hapur..
Shpenzimet e jetesës në Hollandë
Një sfidë për studentët dhe prindërit në Hollandë është të gjejnë strehim vetë, pasi shumica e universiteteve Hollandeze nuk kanë ndërtesat e tyre të akomodimit. Akomodimi mund të bëhet përmes ofruesve të jashtëm të akomodimit, agjensive, të toleruara nga universiteti. Këtu ne gjithashtu theksojmë ndihmën që konsulentët e Integral mund të ofrojnë në gjetjen e opsioneve më të mira të akomodimit, duke pasur mjetet e duhura për të rekomanduar mundësi të ndryshme në varësi të buxhetit të studentit. Kostoja e akomodimit mujor do të ndryshojë në varësi të qytetit të zgjedhur, midis 380 dhe 800 euro në muaj, ku qyteti i Amsterdamit është më i shtrenjti.
Shpenzimeve të akomodimit i shtohen dhe ato për ushqim (rreth. 280 euro / muaj), materiale studimi (af. 50 euro / muaj), sigurim shëndetësor privat (80 euro / muaj), veshje dhe veprimtari shoqërore (rreth 150 euro) /muaj). Biçikletat mund të përdoren për transport ose ata që punojnë me kohë të pjesshme mund të aplikojnë për një kartë që siguron transport publik falas.
TOP 10 programet më të kërkuara nga studentët Shqiptarë
- International Business
- Hospitality Management
- Computer Science & Engineering
- Psychology
- ICT
- Creative Business
- Economics & Business Economics
- Computing Science
- International Business Administration
- Tourism Management
Universitetet me numrin më të larte të studentëve të huaj :
- TU Eindhoven University
- Hotelschool the Hague
- Tilburg University
- HU University of Applied Sciences
- The Hague University of Applied Sciences
- Fontys University of Applied Science
- Avans University of Applied Science
- HAN University of Applied Sciences
- Rotterdam Business School
- Breda University of Applied Sciences
Hollanda gjithashtu ofron mundësi të shumta akomodimi për të gjithë studentët që janë të interesuar të ndjekin një program Bachelor, Master apo PhD, për më shumë informacion ndiqni linkun e mëposhtëm:
⬇️

Integral ofron Testin orientues të karrierës për studentët të cilët janë ende të pavendosur pë degën e studimit (MyUniChoices)

Informacion i detajuar mbi kushtet, procedurat dhe afatet e aplikimit

Përzgjedhja e institucioneve arsimore që ofrojnë programin e dëshiruar

Ndihmë në përgatitjen e dokumenteve - letër motivimi, CV, etj.

Aplikim deri në 5 universitete dhe konfirmimi i pranimit

Ndihmë në përzgjedhjen e akomodimit dhe këshilla praktike
Lista e Universiteteve
Studime në Hollandë
15.09.2022
TU Eindhoven University of Technology
The Eindhoven University of Technology është një universitet me fokus në kurse teknike. Këtu mund të aplikoni për studime në mekanikë, kimi, arkitekturë dhe më shumë. Qëndrueshmëria dhe inovacioni luajnë një rol të madh në këtë universitet. Kjo vihet re në kurset që jepen dhe në kampusin universitar, ku mund të gjendet ndërtesa më e[...]
Read more
04.08.2022
Fontys UAS
Emri Fontys iu dha këtij Universiteti të Shkencave të Aplikuara më 1 shtator 1996. Emri rrjedh nga fjala latine ‘fons’ që do të thotë ‘burim’, një burim njohurish për studentët. Fontys është një bashkim i disa instituteve holandeze të arsimit të lartë të vendosura në jug të Holandës. Disa nga këto institute u themeluan në[...]
Read more
10.05.2022
Global School for Entrepreneurship
Themeluar: 1986 Vendndodhja: Amsterdam, Holandë Mosha: 17+ Lloji i trajnimit: i përbashkët Lloji i akomodimit: vendbanim, apartament Gjuha e mësimit: Anglisht Global School for Entrepreneurship është një institucion unik dhe dinamik me bazë në Amsterdam, Holandë. Ai synon të lehtësojë sipërmarrësit e së nesërmes përmes një kurrikule të avancuar, trajnerëve me përvojë të biznesit dhe[...]
Read more
22.04.2021
Avans University of Applied Science
Avans University of Applied Science Është një universitet profesional Holandez me renditje të lartë. Ndodhet në tre qytete: Breda, 's-Hertogenbosch dhe Tilburg. Shkolla ka 30,000studentë që studiojnë 40 kurse në 18 institute. Ka 2,900 të punësuar. Avans University of Applied Science u themelua në 1 Janar 2004, si një bashkim i Hogeschool 's-Hertogenbosch dhe Hogeschool Brabant[...]
Read more
09.04.2021
Wittenborg University of Applied Sciences
Wittenborg University of Applied Sciences Wittenborg University of Applied Sciences është një insitucion arsimor Hollandezë i akredituar si Universitet Profesional në qendër të Hollandës, duke ofruar diploma bachelor dhe master arsimi profesional. Në Hollandë termi Universitet nuk mund të përdoret nga një Hoges School (Hollandez), ata duhet të përdorin termin Universiteti i Shkencave të Zbatuara[...]
Read more
04.10.2019
Han University of Applied Science
HAN University of Applied Sciences është një nga 5 universitetet më të mëdha të shkencave të aplikuara në Holandë. HAN ofron arsimim me cilësi të lartë, të kombinuar me praktikë në më shumë se 30,000 studentë. Kampuset e universitetit ndodhen në qytetet e Arnhem dhe Nijmegen, vetëm një orë larg me tren nga kryeqyteti i[...]
Read more
10.09.2019
Saxion University of Applied Sciences
Saxion University of Applied Sciences është një nga institucionet më të mëdha të arsimit të lartë në Holandë, me rreth 27,000 studentë. Universiteti Saxion ka një histori të pasur, rrënjët e te cilit datojnë që prej vitit 1875. Universiteti ka tre kampuse në pjesën lindore të Holandës - një kampus në secilën prej tre qyteteve[...]
Read more
10.09.2019
Hanze University of Applied Science
Hanze University of Applied Sciences ndodhet në qytetin studentor të Groningen. Emri Hanze i referohet Lidhjes Hanseatic, aleancës tregtare mesjetare të qyteteve të Holandës, Gjermanisë, Skandinavisë dhe Zonës Balltike. Qyteti i Groningenit ka një traditë të vjetër ne fushen e tregtisë, por edhe e njohurive, shkencës dhe kulturës. Hanze është një universitet i madh dhe[...]
Read more
29.08.2019
Amsterdam School of International Business
The Amsterdam University of Applied Sciences (AUAS) eshte vendosur ne Hollande,ne qytetin e Amsterdamit.Qyteti esht zemra e edukimit dhe kerkimit shkencor ne te gjitha fushat e mundeshme,culture dhe shoqeri,tregtine,logjistiken,aviacionin,transportin,sportin,kujdesin shendetesor,arsimin dhe shume me teper. The Amsterdam University of Applied Sciences u siguron studentëve një edukim global të biznesit në fushën e shkencave të aplikuara dhe[...]
Read more
23.08.2017
Tilburg University
Tilburg University është themeluar në vitin 1927. Ai është një universitet i bazuar në kërkimet shkencore dhe në vite eksperience dhe tradita, duke i inkurajuar dhe përgatitur studentët me kërkesat profesionale të botës moderne. Universiteti është i njohur për arsimin e tij me cilësi të lartë, orientimin social dhe ndjenjën e fortë të jetuarit në[...]
Read more
23.08.2017
Rotterdam Business School
Rotterdam Business School ofron një sistem të arsimit të lartë në gjuhen angleze , për një karrierë të suksesshme profesionale në zemër të Europës , me një sërë programesh të biznesit ndërkombëtar në nivelin Bachelor dhe Master. Rotterdam Business School është e lidhur ngushtë me shoqërinë dhe u mëson studentëve të kombinojnë njohuritë dhe aftësitë[...]
Read more
23.08.2017
The Hague University of Applied Sciences
The Hague University of Applied Sciences eshte nje universitet i shkencave te aplikuara me filozofine e kombinimit te teorise dhe praktikes. Mësimdhënia zhvillohet në grupe të vogla, në menyrë që studentëve ti jepet kujdes individual nga ana e profesorëve. Programet e studimit japin mundësinë për të bërë një transferim të një semestri në një universitet[...]
Read more