Danimarke | Integral

Danimarke

Studime në Danimarkë

Sistemi arsimor danez është krijuar për të promovuar kreativitetin, inovacionin, mendimin analitik dhe kritik. Studentët kanë në dispozicion një mjedis arsimor modern, ku ata mund të mësojnë nga shumë ekspertë dhe të jenë pjesë e organizatave të njohura ndërkombëtare.

Ofrohen orë falas në gjuhën daneze për studentët e huaj.

Pas regjistrimit në një program në anglisht, do të keni mundësinë të studioni gjuhën daneze dhe të vazhdoni studimet pasuniversitare në këtë gjuhë.

Arsyet përse duhet të studioni në Danimarkë:

  • Raporti Botëror i Lumturisë e emëroi Danimarkën vendin më të lumtur në botë në Prill 2016.
  • Rezultatet e hulumtimit në Danimarkë zbuluan një përqindje të lartë të barazisë gjinore.
  • Danimarka ndodhet goxha pranë me Gjermaninë, Norvegjinë dhe Suedinë, vende të cilat mund ti vizitoni gjatë fundjavave.
  • Studentët në Danimarkë janë të përfshirë në aktivitete të ndryshme shoqërore gjatë studimeve të tyre. Në fillim të vitit, studentët ndahen në grupe mësimore, të cilët takohen çdo javë dhe diskutojnë rreth studimeve.
  • Kostoja e jetesës në qytete më të vogla varion nga 700 deri në 900 EUR në muaj. Në qytete më të mëdha si Kopenhageni, kostoja e jetesës mund të arrijë deri në 1,200 € në muaj.
  • Shumë universitete ofrojnë bursa, grante dhe / ose ndihmë financiare për t’ju ndihmuar në arsimimin tuaj.

 

Kostot e studimit

Studimi në Danimarkë është falas për qytetarët e vendeve të BE / EEA dhe Zvicrës, si dhe për studentët që kanë marrë një bursë përmes një prej programeve të shkëmbimit. Të gjithë të tjerët duhet të paguajnë një tarifë vjetore shkollimi, e cila është midis 6,000 dhe 16,000 euro për studime të plota. Studentët gjithashtu ngarkohen me një tarifë aplikimi, e cila varet nga fakulteti në të cilin po aplikojnë.

Universitetet Daneze kanë renditje të lartë dhe tarifa të arsyeshme studimi:

  • VIA University College – 6,000 – 7,500 EUR semestri
  • University College of Northern Denmark (UCN) – 3,600 – 6,300 EUR

Integral ofron Testin orientues të karrierës për studentët të cilët janë ende të pavendosur pë degën e studimit (MyUniChoices)

Informacion i detajuar mbi kushtet, procedurat dhe afatet e aplikimit

Përzgjedhja e institucioneve arsimore që ofrojnë programin e dëshiruar.

Ndihmë në përgatitjen e dokumenteve - letër motivimi, CV, etj.

Aplikim deri në 5 universitete dhe konfirmimi i pranimit.

Ndihmë në përzgjedhjen e akomodimit dhe këshilla praktike.

Lista e Universiteteve

12.02.2021

University College of Northern Denmark

University College of Northern Denmark është një ndër gjashtë organizatat kryesore rajonale të studimit në Danimarkë që ofron programe me rëndësi profesionale. Disa programe konsiderohen si ekuivalent me nivelin bachelor nëse regjistrohen në një universitet. Aktualisht UCN ka katër fakultete - Mjekësisë, Edukimit, Teknologjisë dhe Biznesit dhe Edukitimit të vazhdueshEm. Ndryshimi më i fundit u[...] Read more
23.08.2017

VIA University College

VIA University College eshte themeluar ne vitin 2008 si rezultat i shkrirjes se disa institucioneve te arsimit te larte. Kolegjet universitare në Danimarkë u krijuan si rezultat i një seri bashkimesh ose qendrash të ngushta arsimore në 2007.Si rezultat I ketyre bashkimeve  VIA u bë institucioni i tretë më i madh arsimor pas Universitetit të[...] Read more