Belgjike | Integral

Belgjike

Studime në Belgjikë

Studioni në Belgjikë!

Belgjika ofron një ambient kozmopolit, një komunitet shumëgjuhësh, akitekturë mbresëlënëse dhe kulturë tepër të pasur me tradita dhe zakone.

Tri gjuhët zyrtare në Belgjikë janë Hollandishtja, Frëngjishtja dhe Gjermanishtja.

Pjesa më e madhe e programeve studimore ofrohen në gjuhën frënge por studentëve gjithashtu u ofrohet mundësia për të zgjedhur programin studimor në gjuhën e dëshiruar qoftë anglisht apo hollandisht.

Universitetet Belge zbatojnë sistemin e Bolonjës i cili lejon konvertimin e notave dhe transferimin e krediteve midis 29 vendeve që e kanë nënshkruar këtë deklaratë.

Për më tepër, studentët që dëshirojnë të zhvillojnë një karrierë në shkencat politike dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, do ta gjejnë Brukselin vendin e duhur për të ndjekur ëndrrën e tyre pasi Brukseli është selia e BE.

Përse duhet të studioni në Belgjikë?

  • Ofron një kombinim unik të mjedisit multikulturor, traditave, pamjeve madhështore dhe arkitekturës mbresëlënëse
  • Edukim prestigjioz me një standard të lartë – 7 universitete belge të rankuara në QS World University Ranking 2020
  • Ka mbi 45,000 studentë ndërkombëtarë dhe një larmi programesh në gjuhën angleze
  • Ofrohet mundësia për të mësuar tre gjuhë zyrtare – frëngjisht, Hollandisht dhe Gjermanisht
  • Bruksel: selia e selisë së mbi 1000 organizatave ndërkombëtare, përfshirë. BE dhe NATO
  • Vendndodhja qendrore e komunikimit dhe lidhja e drejtpërdrejtë e transportit me qindra destinacione të njohura
  • Cilësi e lartë e jetës

Integral ofron Testin orientues të karrierës për studentët të cilët janë ende të pavendosur pë degën e studimit (MyUniChoices)

Informacion i detajuar mbi kushtet, procedurat dhe afatet e aplikimit

Përzgjedhja e institucioneve arsimore që ofrojnë programin e dëshiruar

Ndihmë në përgatitjen e dokumenteve - letër motivimi, CV, etj.

Aplikim deri në 5 universitete dhe konfirmimi i pranimit

Ndihmë në përzgjedhjen e akomodimit dhe këshilla praktike

Lista e Universiteteve

17.08.2021

Brussels School of Governance

Brussels School of Governance The Brussels School of Governance (BSoG) është një projekt midis Institutit për Studime Evropiane (Vrije Universiteit Brussel) dhe Kolegjit Vesalius. Për dekada, të dy institucionet kanë krijuar një reputacion të fortë si në arsim, kërkim dhe shërbime akademike në skenën ndërkombëtare. The Brussels School of Governance siguron një përvojë unike arsimore,[...] Read more
04.02.2021

Vrije Universiteit Brussel

Vrije Universiteit Brussel (VUB) është një universitet kërkimor i vendosur në Bruksel, Belgjikë që ofron programe në Hollandisht dhe Anglisht. Vrije Universiteit ka katër kampuse: Brussels Humanities, Science and Engineering Campus (në Ixelles), Brussels Health Campus (në Jette), Brussels Technology Campus (në Anderlecht) and Brussels Photonics Campus (në Gooik) Vrije Universiteit Brussel është pluralist - është[...] Read more
23.08.2017

Karel De Grote University

Karel de Grote Hogeschool është një universitet katolik i cila ka më shumë se 11 000 studentë dhe një staf prej 1000 vetash. Kjo e bën universitetin më të madh në Antwerp dhe të dytin në Flanders. Karel de Grote University College (KdG) mbështet zhvillimin e qëndrueshem për studentët stafin dhe shoqërinë. Në bashkpunim të[...] Read more