Cilat janë arsyet kryesore që prindërit vendosin t’i dërgojnë fëmijët e tyre për të studiuar në një shkollë të mesme jashtë vendit? | Integral

Cilat janë arsyet kryesore që prindërit vendosin t'i dërgojnë fëmijët e tyre për të studiuar në një shkollë të mesme jashtë vendit?

10.12.2021

Cilat janë arsyet kryesore që prindërit vendosin t’i dërgojnë fëmijët e tyre për të studiuar në një shkollë të mesme jashtë vendit? Intervistë me zonjën Ana, prind i studentes tonë Antonia.

  1. Të dërgosh një fëmijë në një vend të huaj për studime jashtë vendit është një veprim i guximshëm, si vendosët ta ndërmerrnit këtë hap?

Antonia, që në moshë të re ka dashur të bëhet shkrimtare dhe të shkruante librat e saj në Anglisht, në mënyrë që të kishte mundësi për t’i botuar ato në mbarë botën. Ajo e dinte se për të arritur qëllimet e saj, duhej që gjuha angleze t’i bëhej si gjuhë amtare dhe për ketë ajo ka studiuar shumë si dhe ka shkuar në kurs veror në Angli për të përmirësuar gjuhën. Ajo ka qenë në kampin veror që organizohet në shkollën Bromsgrove dhe, kur shkolla nxorri lajmërimin që ofronin një semestër falas (nga prilli deri në korrik), nuk na u desh shumë kohë për të marrë vendimin për ta dërguar për një periudhë “prove” në ketë shkollë.

Ajo i’a kaloi shumë mirë aty, krijoi shumë shoqëri dhe me kryesorja arriti rezultate të shkëlqyera në provimet GSCE.  Naryrisht edhe anglishtja e saj u përmirësua shumë për 3 muaj. Shpesh herë nuk kuptohej fare që ajo vinte nga një vend tjetër.  Është fakt shkencor se kur fëmijët para moshës 12 vjeçare qëndrojnë në një mjedis të huaj ku flitet gjuhë e cila është e ndryshme nga gjuha e tyre amëtare,  ata kanë më shumë gjasa të humbasin theksin e vendit nga vijnë dhe ti përshtaten gjuhës të vendit ku aktualisht po jetojnë.

Pas përfundimit të periudhës së provës një semestër, ne vendosëm se më e mira për të ishte që ajo të qëndronte. Në atë kohë ajo ishte vetëm 11 vjeç dhe tani do të diplomohet në Bromsgrove dhe do të aplikojë për universitet në Mbretërinë e Bashkuar për shtator të vitit 2022.

  1. Shkollat ​​e mesme jashtë vendit kanë metoda pune krejtësisht të ndryshme nga ato që njohim ne, cilat janë avantazhet dhe cilat janë disavantazhet e ketyre metodave?

Unë mund të them shumë avantazhe: Duke filluar nga fakti që ata punojnë me klasa të vogla. Po ashtu, gjatë pandemisë mund të krahasoja shkollimin online të djalit tim dhe shkollimin online të vajzës. Pavarësisht se të dy fëmijët ndiqnin mësimin online, unë si prind vura re dallime të dukshme.

Vajza ishte shumë më e angazhuar, sistemi online i shkollës funksiononte ne mënyrë perfekte, shkolla organizonte takime online me prindërit, madje ofroi mundësinë që një pjesë e klasës ta ndiqte mësimin  online dhe pjesa tjetër ta ndiqte mësimin fizikisht, në varësi të vendit nga vinin  nxënësit.  Për shembull, nxënësit që vinin nga Kina nuk mund të ktheheshin në shkollë në kohë, kështu që u gjet kjo mënyrë alternative që dhe ata të mos humbisnin mësimin.

Tani shkolla po heq tekstet dhe librat dhe po i zëvendëson ato me pajisje teknologjike. Të gjithë fëmijët janë me tableta dhe mbajnë shënimet e tyre në tabletin personal. Po ashtu edhe detyrat e shtëpisë bëhen në mënyrë elektronike. Është e pa besueshme sa progresive është shkolla dhe sa shpejt po përshtatet me mjedisin e ri dhe ndryshimet teknologjike.

  1. Cfarë mund të thoni përsa i përkt hobeve dhe zhvillimit të aftësive që lidhen me sportin apo artin?

Shkolla Bromsgrove shtrihet në 400 hektarë tokë, ka 16 fusha tenisi, pishina etj. Pra, ajo disponon ambientet përkatëse për të gjitha llojet e sporteve dhe aktivitetet ekstra kurrikulare. Ata kanë praktikisht gjithçka, prandaj u takon fëmijëve që vetëm të vendosin se çfarë do të donin të bënin, duke u bazuar në dëshirat dhe hobet që secili prej tyre ka. Duke qenë se shkolla është shumë e madhe me rreth 800 nxënës, ajo është plot me gjallëri gjatë fundjavave ku ata bëjnë ekskursione, gara sportive të organizuara dhe jo vetëm.

  1. Diçka që me siguri shqetëson të gjithë prindërit është shëndeti fizik dhe mendor i fëmijëve të tyre. Si siguroheni ju si prind që fëmija juaj të jetë i shëndetshëm në çdo aspekt?

Ne kemi kontakte të vazhdueshme si me vajzën ashtu edhe me kujdestarët e konviktit ku qëndron vajza. Është një familje që jeton në konviktin studentor të Antonias dhe kujdeset për vajzat në këtë konvikt ku janë rreth 100 vajza. Ka rreth 8 konvikte të ndryshme në shkollë dhe secila nga ato ka kujdestarët e saj. Nga ana tjetër, semestrat e shkollës nuk janë shumë të gjatë. Pas çdo semestri ka pushime dhe vajza ime kthehet në shtëpi dhe qendron me ne për 1 ose 2 javë. Pra, në thelb ajo asnjëherë nuk ka qënë larg nesh për më shumë se 6 javë.

  1. Cilat ishin dyshimet dhe pasiguritë tuaja më të mëdha kur morët këtë vendim?

Sigurisht meraku më i madh si prind, është a do të mësohet dot vajza me shkollën, ​​pasi ishte mjaft e vogël kur e dërguam aty. Pas një viti ajo ishte përshtatur shumë mirë me jetën shkollore dhe me të gjithë miqtë e saj atje. Kishte fituar një pavarësi të jashtëzakonshme dhe gjithmonë kthehej me kënaqësi në shkollë. Gjatë kohës kur kthehej në shtëpi, ajo qëndronte shumë gjatë në telefon duke biseduar me të gjithë miqtë e saj.

  1. Procesi i vendim marrjes dhe regjistrimit në një shkollë të mesme jashtë vendit është mjaft kompleks. Si u informuat për ketë proces?

Ne kishim një këshilltare edukimi në Integral. Znj. Lea Ban u kujdes për të gjitha detajet dhe formularët e aplikimit. Ajo na përgatiti për të gjitha dhe çfarë na priste hap pas hapi. Ajo na tregoi si të studiojmë për provimet pranuese, si të veprojmë gjatë intervistës në Skype dhe vizitës në shkollë. Ne i jemi shumë mirënjohës për të gjithë ndihmën dhe këshillat e saj të pa kursyera.

Nese nuk do ishte kjo konsulente, nuk do kishim mundësi t’i merrnim këto informacione të brendshme, pasi këto nuk janë gjëra që mund t’i lexoni apo t’i gjeni në faqen e internetit të shkollës. Nga ana tjetër, edhe shkolla vetë është shumë selektive, ndaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që dosja e aplikimit të përgatitet shumë mirë dhe në mënyrë profesionale. Ne do t’i rekomandonim zonjën Lea Ban çdo familjeje që ka marrë një vendim kaq të rëndësishëm siç është arsimimi i një fëmijë në një shkollë të mesme jashtë vendit.

  1. Cilat aspekte kanë nevojë për vëmendje të veçantë kur zgjedh një shkollë të mesme jashtë vendit?

Normalisht rendësi duhet t’i jepet lëndëve që ofron shkolla, rezultatet e shkollës ne vitet e kaluara, numri i nxënësve, vendndodhja, tarifat e shkollimit, bursat që ofrohen, përvojat dhe eksperiencat e studentëve të kaluar etj. Të gjitha këto mund të kontrollohen lehtësisht me mbështetjen e këshilluesve të edukimit siç është Lea Ban.

  1. Si reagoi vajza juaj ndaj këtij vendimi dhe më pas ndaj mjedisit dhe stilit të ri të jetesës?

Vendimi u mor në shtëpi nga të gjithë ne me pjesëmarrjen aktive të vetë Antonias. Nuk e kemi detyruar vajzën të shkojë në shkollë jashtë vendit, dhe asnjë prind nuk duhet ta bëjë këtë. Thjesht i thamë që nëse ajo nuk ndihej gati, mund të zgjidhte të qendronte në vendin e saj dhe mund të shkonte në një periudhë tjetër kur të ndihej vetë gati.

  1. Po nëse fëmija ka një plan regjim të veçantë ushqimor, ka vështirësi për t’u përqëndruar ose ka disa kërkesa të tjera specifike të ngjashme?

Këto janë të gjitha gjëra që diskutohen nga prindi me kujdestarin. Ata dinë gjithçka për çdo fëmijë për të cilin kujdesen, kështu që çdo kërkesë që ju keni duhet ta ndani me ata. Vajza ime ka shumë shoqe klase me nevoja të ndryshme dhe shkolla është aq fleksibël sa gjen zgjidhje për të gjitha.

  1. A mund të flisni mbi eksperiencën e përshtatjes suaj dhe të vajzës tuaj me jetën e re që sjell edukimi jashtë vendit?

Nuk jam i sigurt nëse ishte më e vështirë për Antonian të mësohej apo për ne si prindër. Në të dyja rastet, rutina e përditshme ndryshon shumë dhe për këtë nuk ka dyshim. Duhen disa muaj për t’u mësuar me mënyrën e re të jetës, por kur filloni të shihni rezultatet, e dini se gjithçka ja vlen dhe se e gjitha kjo po bëhët për një qëllim. Vajza ime është një vajzë e pavarur me ambicie dhe ka vullnet të fortë për t’i arritur ato. Mendoj se kjo është më e rëndësishme sesa të kesh fëmijët pranë teje, ti mësosh të varur pas teje dhe një farë mënyre të llastuar.

  1. Çfarë këshillash do ti jepni prindërve të pavendosur?

Shkolla e mesme jashtë vendit përfundimisht është një investim që ja vlen, fëmijët bëhen të pavarur, jetojnë në një rreth të mirë shoqëror, duke kaluar kohë me miqtë, gjë që është më se e rëndësishme në këto kohë pandemie.

Me pak fjalë ata kanë një jetë normale në një mjedis të sigurt dhe të kontrolluar. Jo lojëra kompjuterike, pasi nuk kanë kohë për këtë, merren me shumë aktivitete sportive që janë gjithashtu pjesë e programit të detyrueshëm, kanë kushte të mira jetese, mësues të mirë dhe në mjedis ndërkombëtar, i cili i zgjeron këndvështrimin për botën globale e cila i pret ata pas diplomimit.

Për më shumë informacion rreth shkollave të mesme jashtë vendit merrni pjesë në eventin virtual më 11 dhjetor ora 10:00 – 13:00.

Regjistrohu tani FALAS!