Chelsea Independent College e kthen ambicjen për dije dhe karrierë të mëtejshme, në përbërësin kyç të suksesit | Integral

Chelsea Independent College e kthen ambicjen për dije dhe karrierë të mëtejshme, në përbërësin kyç të suksesit

19.03.2018

Chelsea Independent College e kthen ambicjen për dije dhe karrierë të mëtejshme, në përbërësin kyç të suksesit!

Takohuni me përfaqësuesin Chelsea Independent College.

Të gjithë ju nxënës që ëndërroni të vazhdoni shkollën e mesme në Mbretërinë e Bashkuar dhe ju prindër që synoni për fëmijët tuaj arsimimin elitar anglez, jeni të mirëpritur në dt. 30 Mars, në zyrën e Integral, ku përfaqësuesi i Chelsea Independent College, Z. Alex Pirie do të takohet me të gjithë të interesuarit. Mos humbisni rastin të intervistoheni për pranime direkte, ku në bazë të meritave mund të ofrohen edhe bursa të pjesshme!

Kolegji ndodhet në qëndrën e Londrës, në zonën prestigjoze të Chelsea and Fulham, zonë e preferuar nga shkrimtarë, muzikantë, artist dhe njerëz të biznesit. Kolegji ka dy ndërtesa moderne pranë Fulham Road dhe një transport të mirëorganizuar në qëndër të Londrës.

Ndërtesat e shkollës përfshijnë 24 klasa, 4 laboratorë, 2 salla të mëdha kompjuterash, studio fotografike dixhitale dhe studio arti. Në Chelsea Independent College, studiojnë mbi 40 nacionalitete, ku secili student merr mbështetje dhe vëmëndje individuale nga stafi pedagogjik.

Secili nxënës ka një mentor personal, i cili e ndihmon të identifikohet në qëllimet akademike, monitoron progresin e tij, e këshillon dhe e mbështet për rastet e vështira ku nxënësi ka nevojë për përmirësim.

Chelsea Independent College ofron për profilin e çdo nxënësi strategjinë e zhvilluar nga Universiteti i Durhamit, ku në bazë të sistemit të të mësuarit, parashikohen rezultatet akademike për pranimin në universitetet më prestigjoze nga Grupi Russell.

PROGRAMET AKADEMIKE:

A-LEVEL

GCSE

FOUNDATION

Per me shume informacion , si edhe per regjistrime ju lutem kontaktoni:

Krystyna Wierzbowicz, Cel: +355 69 40 40 801

E-mail: krysia@integral.al