Call us
00355 422 52 065

Centigrade nga Cambridge Occupational Analysts- testi më i mirë në Britaninë e Madhe për zgjedhjen e degës së duhur të studimit

24.01.2018

Centigrade iu ndihmon të zbuloni fushën e duhur të studimit!

Për herë të parë në Shqipëri ju mund të testoni nëpërmjet testit Centigrade nëse iu pëlqen fusha e studimit që dëshironi të zgjidhni!

Vizitoni Panairin e Edukimit Jashtë Shqipërisë dhe zbuloni më shumë rreth testit në

9 shkurt në orën 13:00 në Hotel Rogner, Tiranë

Me shumëllojshmërinë e degëve të ofruara në Britaninë e Madhe dhe Europë, zgjedhja e fushës së së duhur të studimit është thelbësore. Gjithashtu është vërtetuar se ata nxënës që i kushtojnë vëmendje kërkimeve të hollësishme kanë më shumë gjasa të përfundojnë me sukses studimet e tyre.

Centigrade është një pyetësor i bazuar në interesa që shpesh shfaqen në vitin e fundit të shkollës së mesme dhe përdor informacionin e marrë nga shkollat dhe nxënësit. Ai përqas interesat dhe aftësitë e nxënësve me fushat e studimit në universitetet në Britaninë e Madhe, Irlandë dhe Europë, të cilat ofrojnë diploma universitare në gjuhën angleze.

Secili student do të ketë një formular të personalizuar, ku renditen degët dhe universitetet përkatëse. Seksionet shtesë mbulojnë informacionin për ditët kur do të jepet informacion i përgjithshëm dhe dhe do të provojnë nëse dega e zgjedhur është e duhura. Formulari i Centigrade përfshin forma të analizës së fushave të studimit dhe mundëson një pikënisje dhe strukturë për nxënësit për të kryer kërkime rreth degës së zgjedhur.

Kontaktoni me Integral per te perfituar konsulence falas ne lidhje me arsimimin jashte vendit:

Cell: +355 69 40 40 801; +355 69 80 40 601

E-mail: elena@integral.al ; krysia@integral.al