Bursë për shkollë të mesme – David Game College | Integral

Bursë për shkollë të mesme - David Game College

18.05.2022

Po kërkoni shkollën e mesme më të mirë jashtë vendit për fëmijën tuaj?

Merrni pjesë në konkursin e David Game College një ndër kolegjet më të mirë në Angli dhe fitoni deri në 50% Bursë!

Kolegji David Game është në kërkim të studentëve ndërkombëtarë më të zgjuar dhe më të mirë nga e gjithë bota për të marrë pjesë në programet A-Levels dhe GCSE në Londër shtatorin e ardhshëm.

  • Vendi i parë 50% bursë për ekselencë akademike dhe krijuese
  • Kandidatët e tjerë të përzgjedhur mund të fitojnë 20% bursë

Për të gjetur këta studentë, David Game College ka hapur konkursin për ndarjen e bursave në fushat e mëposhtme:

  • Global Art and Design Award: Aplikantët duhet të dorëzojnë një portofol të punimeve personale
  • Global Music Award: Aplikantët duhet të dorëzojnë një pjesë muzikore 5 minutëshe të realizuar, kompozuar ose prodhuar nga vetë ata
  • Global Film Award: Aplikantët duhet të dorëzojnë një film të shkurtër 5 minutësh
  • Global Medicine Award: Aplikantët duhet të paraqesin një raport prej të paktën 1000 fjalësh për një projekt komunitar në të cilin kanë marrë pjesë
  • Global Business Award: Aplikantët duhet të dorëzojnë një plan biznesi për një start-up
  • Global GCSE Award: Të nominuarit duhet të dorëzojnë një ese me 1000 fjalë mbi një libër, shfaqje, film, dramë ose pjesë muzikore që i ka frymëzuar

Bashkangjitur me punimin nevojtet edhe dokumentacioni i mëposhtëm:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar
  • Kopje e pasaportës
  • Kopje e raportit të shkollës për vitin akademik 2020-21 dhe 2021-22 (e përkthyer nëse jo në anglisht)
  • Kopje e certifikatës UKVI IELTS ose IELTS (nëse keni marrë këtë provim, nuk kërkohet gjithmonë)
  • Kopje e kualifikimeve të tjera të marra (të përkthyer nëse jo në anglisht)
  • Një deklaratë e shkurtër personale që përshkruan: kursin dhe lëndët që dëshironi të studioni në Kolegjin David Game, arsyen që dëshironi të studioni këtë kurs dhe këto lëndë, arsyen specifike që dëshironi të studioni në Kolegjin David Game, çfarë dëshironi të bëni më pas përfundimin e kursit.

Shpallja e fituesve

Do të hartohet një listë me 5 kandidatët më të mirë, të cilët do të intervistohen personalisht ose me zoom për të shpjeguar frymëzimin që i shtyu të aplikonin dhe pse besojnë se e meritojnë çmimin e bursës. Të gjitha aplikimet duhet të dorëzohen deri më 20 qershor, lista e të nominuarve do të shpallet deri më 10 korrik dhe intervistat me jurinë do të zhvillohen në datën 11 korrik.

Për të hyrë në Konkursin e Bursave të Kolegjit David Game, studentët duhet të jenë midis moshës 14 dhe 17 vjeç.

Për më shumë informacion rreth shkollave të mesme, bursave dhe tarifave:

Regjistrohuni këtu!

☎️: +355 69 80 40 601

📧: anka@integral.al