Call us
00355 422 52 065

Bursë deri në 75% të tarifës së akomodmit nga Bucks New University!

21.05.2019

Bucks New University ofron deri ne 7 bursa Vice-Chancellor’s International Excellence Award per studentet internacional me rezultate shume te mira akademike. Studentet do te kene mundesine per te ulur kostot e akomodimit per te tre vitet e studimeve ne kete universitet.

Origjina e universitetit daton që prej vitit 1891. Që prej fillesës së tij universiteti është  specializuar në ofrimin e arsimit profesional, i cili  është përmirësuar vit pas viti. Fillimisht Bucks është themeluar si shkollë e cila ofronte mësimdhënie në degët shkencore dhe arte.

Sot Bucks është një universitet i konsoliduar i vendosur në Wycombe, Uxbridge, Aylesbury dhe Great Missenden. Universiteti ka tre kampuse kryesore, High Wycombe, Uxbridge dhe Aylesbury. High Wycombe është kampusi ku ofrohen pjesa më e madhe e programeve. Kampusi Uxbridge ofron programet lidhur me degën e infermierisë dhe të kujdesit shëndetësor, ndërsa kampusi në Aylesbury Vale ofron një sërë programesh që janë të orientuara drejt karrierave dhe programeve profesionale.

Universiteti ofron programe lider në industrinë e udhëtimeve, transportit dhe aviacionit, duke u dhënë studentëve mundësinë për të marrë një licencë profesionale pilotimi gjatë studime të tyre universitare. Gjithashtu universiteti ofron një nga programet unike në UK në fushën e menaxhimit të muzikës si edhe programet në Film and Television Production. Bucks është një nga pak universitetet në UK që ofrojnë një diplomë në degën e policisë, duke i dhënë të diplomuarve mundësinë për të vazdhuar një karrierë në forcat policore.

Disa  nga arritjet e universitetit janë marrja e çmimit në vitin 2016 Teaching Excellence Award nga The Guardian, për ofrimin e simulimeve “të jetës reale” me studentët e infermierisë dhe kujdesit shendetesor; vlerësuar si Institucioni Arsimor i Vitit gjatë 2015 nga Nursing Times Awards . Në vititn 2018, universiteti është vlerësuar me cmimin e artë të akreditimit për programet në fushën e aviacionit nga People 1st.

Vizioni I universitetit është që të jetë një institucion lider në ofrimin e edukimit profesional, kreativ dhe kërkimor. Edhe pse është një universitet 10-vjecar, Bucks është tranformuar dhe përmirësuar duke u fokusuar tek punësimi dhe aftësitë e mësimdhënies që ofron prej 125 vitesh, si një traditë që do ta ofrojë edhe në vitet në vazhdim.

Rezervoni konsulencën tuaj FALAS

Regjistrohuni ose na kontaktoni ☎ +355694040901 / +355694040401.  Ju presim!