Brunel University London
Brunel University London u themelua në 1966, misioni i këtij universiteti ështe ndërthurja e rigorozitetit akademik me qasje praktike, sipërmarrëse dhe vizionare. Universiteti ofron një gamë të gjerë programesh, shumë janë të akredituar nga institucione profesionale, të cilat njihen nga punëdhënësit dhe mund të ofrojnë anëtarësim në arsimin e lartë. Brunel University London është një universitet publik kërkimor i vendosur në zonën Uxbridge të Londrës, Angli. Uxbridge është një zone më kompakte dhe më pak e zhurmshme se Londra qendrore – e cila është vetëm 45 minuta larg. Sallat akademike ofrojnë ambiente me infrastrukturë cilësore dhe ndodhen të gjitha në kampus, që do të thotë se ju nuk jeni kurrë më shumë se 10 minuta larg mjediseve arsimore, sociale dhe sportive.
University of Westminster
Universiteti i Westminster është një nga universitet publike britanike, i fokusuar në kërkimet shkecore, me kampuse në Londër. I themeluar në 1838 si Institucioni Politeknik Mbretëror, universiteti është një nga institucionet më të vjetra të arsimit të lartë, si edhe instiucioni i parë politeknik në Mbretërinë e Bashkuar. Universiteti i Westminster ka katër kampuse: tre në qendër te Londrës dhe një në zonën veriperëndimore të Londrës. Westminster krenohet me historikun e tij të gjatë në bashkëpunimin ndërkombëtar. Universiteti është renditur nga Times Higher Education si një nga universitetet më ndërkombëtare në botë , për ‘Outlook Ndërkombëtar’ si edhe për përqindjen e studentëve ndërkombëtarë. Aktualisht në të studiojnë më shumë se 19,000 studentë nga 169 kombësi të ndryshme në programet universitare, pasuniversitare dhe profesionale.
University of Essex
Universiteti i Essex është themeluar me 1964 dhe në të studiojnë mbi 15 000 studentë nga 140 vende të ndryshme në botë, duke e berë atë universitetin më të kërkuar nga studentët ndërkombëtare në Mbretërinë e Bashkuar. Universiteti ka tre kampuse, Colchester, Southend dhe Lauton të cilat pozicionohen në zonat hisotrike të Essex. Kampusi o Colchester është më i madhi dhe është i vendosur në Wivenhoe Park me një hapërsirë prej 200 hektarësh. Programet që ofron grupohen ne tre fakultete: shkencat humane, shkencat shoqërore, shkenca mjekësore. Gjatë viteve, universiteti ka ndërtuar një reputacion për një institucion arsimor që ofron arsim cilësor së bashku me hulumtimet. Studentët gjithashtu preferojnë atë për shkak të afërsisë me Londrën dhe akomodimin e përballueshëm. Specialitetet më të kërkuara janë ato në fushën e marrëdhënieve dhe politikës ndërkombëtare, aktivitetet sociale, shkencat evropiane, gjuhët dhe ligji. Universiteti është vlerësuar me çmimin e artë për nivelin e lartë të mësimdhënies nga Teaching Excellence Framework 2017
University of Northampton
Universiteti i Northampton është një nga universitetet më të reja në Britaninë e Madhe, themeluar në vitin 2005. Si një universitet i ri, ai jep kontributin e vetë në shoqëri, duke shtuar vlerat e saj. Impakti që universiteti ka në shoqëri, e ka bërë atë të vlerësohet me shumë çmime në këtë fushë, duke i dhënë mundësinë studenteve për të patur edhe ata ndikimin e tyre. Universiteti i Northampton është universiteti i parë në Britaninë e Madhe i emëruar si Changemaker Campus në vitin 2012. Universiteti është vlerësuar si lider në përsosmërinë në mësimdhënie (Gold in the Teaching Excellence Framework (TEF) 2017) dhe sipërmarrjen sociale (Social Enterprise Gold Mark 2017). Gjithashtu ai është vlerësuar për dy vite rradhazi me çmime kombëtare për punësimin e studentëve të diplomuar.
University of East London
University of East London është themeluar në shekullin e 19-të. Ai është i pozicionuar në zonën lindore të Londrës, vetëm 30 minuta larg nga qendra. UEL është një nga universitetet më të mëdha në Britaninë e Madhe, në të cilin studiojnë mbi 19 000 studentë nga e gjithë bota. Universiteti ofron një larmi programesh, dhe është i njohur për programet fushën e arkitekturës , psikologji dhe shkenca komunikimi. Renditet si universiteti i parë në Britaninë e Madhe për studimet në fushën e psikologjisë. UEL është nga të vetmit universitete në Londër që ofron akomodimin e studentëve në kampus, duke investuar në mbi £170 million në krijimin e ambjenteve të studimit, bibliotekave, laboratoreve, pajisjeve të studimit. Ai ndodhet në krye të renditjes për kënaqësinë studentore në universitetet modern [NSS 2017]. E veçanta e këtij universiteti është se ai fokusohet në metodën e “mëso duke praktikuar, duke i ndihmuar studentët për zhvillimin e karrierës. Për më shumë informacion rreth kushteve dhe mënyrës së aplikimit mund të na kontaktoni: Ortensa Lame - Ortensa@integral.al , 069 40 40 901
University of Reading
University of Reading është në mesin e 30 universiteteve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar në renditjen botërore (i renditur në vendin e 29-të nga 84 universitete në Mbretërinë e Bashkuar të paraqitura në Renditjet e QS World University Rankings 2020) dhe ka 19,000 studentëve nga mbi 150 vende. University of Reading ofron një gamë të gjerë programesh nga shkencat natyrore dhe të aplikuara në shkencat gjuhësore, shkencat humane, shkencat shoqërore, biznes dhe art. Hulumtimet e reja dhe zhvillimi i mendimit kritik mbeten thelebësore në ideologjinë e këtij universiteti, me një staf akademik tepër të përkushtuar në fushat të tyre të ekspertizës. University of Reading mbetet një nga zgjedhjet më të mira për sa i përket ndjekjes së studimeve të larta në Mbretërinë e Bashkuar.
Hofstra University
Hofstra University është një universitet privat në Hempstead, New York. Universiteti më i madh privat ne Long Island,Hofstra e ka origjinën qe prej vitit 1935 si një shtrirje e Universitetit të Nju.Ai fitoi statusin e universitetit në 1963. Duke përfshirë Shkollën e Mjekësisë Northwell dhe Deane School of Law, Hofstra njihet për një seri konferencash të shquara presidenciale.Hofstra University bashkëpunon vazhdimisht me drejtuesi te lartë në secilen industri për të krijuar programe të forta dhe për të siguruar që studentët e Hofstra plotësojnë nevojat e tregut të punës. Përmes klasave të vogla, një ambient intim në kampus dhe vëmendje personale - Hofstra njeh studentët e saj me nga afer. Megjithatë Hofstra krenohet me burimet e një universiteti të madh: objektet më të mira të artit, klubet dhe ngjarjet kulturore, atletika NCAA Division I, si dhe një rrjet alumni me më shumë se 131,000 studente.
Rotterdam Business School
Rotterdam Business School ofron një sistem të arsimit të lartë në gjuhen angleze , për një karrierë të suksesshme profesionale në zemër të Europës , me një sërë programesh të biznesit ndërkombëtar në nivelin Bachelor dhe Master. Rotterdam Business School është e lidhur ngushtë me shoqërinë dhe u mëson studentëve të kombinojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre me përgjegjësinë sociale, si edhe të bashkëpunojmë ngushtë me bizneset dhe organizatat. Në këtë mënyrë studentët përfitojnë si nga ana e cilësisë së arsimit , ashtu edhe në praktikë. Detyrat dhe projektet nga bizneset dhe organizatat, intershipet , projektet e diplomimit , janë një pjesë e rëndësishme e kurrikulës. Ashtu si në botën e biznesit, fokusi i universitetit është tërësisht ndërkombëtar. Së bashku me partnerë në komunitetet e biznesit dhe arsimit në Europë, Afrikë, Azi dhe Amerikë , Rotterdam Business School i ofrojn studentëve të vetë perspektivat globale që u nevojiten si edhe mjedisin ideal për t’u përgatitur për një karrierë ndërkombëtare.
Bachelor & Master
Bursa të pjesshme në bazë merite deri në 4000 EUR
2022-2023
Tilburg University
Tilburg University është themeluar në vitin 1927. Ai është një universitet i bazuar në kërkimet shkencore dhe në vite eksperience dhe tradita, duke i inkurajuar dhe përgatitur studentët me kërkesat profesionale të botës moderne. Universiteti është i njohur për arsimin e tij me cilësi të lartë, orientimin social dhe ndjenjën e fortë të jetuarit në kampus dhe në komunitet. Tilburg University ndodhet në qytetin Tilburg, i cili është qyteti i gjashtë për nga madhësia në Hollandë si dhe një nga qëndrat arsimore më të rëndësishme në vend. Qyteti është gjithashtu një vend turistik, me një jetë kulturore të larmishme dhe kushte të përshtatshme për argëtim.
Illinois State University
Universiteti Shtetëror i Illinois (ISU) është një universitet publik në Normal, Illinois, Shtetet e Bashkuara. E themeluar në vitin 1857 si Universiteti Normal i Shtetit Illinois, është universiteti më i vjetër publik në Illinois. Universiteti thekson mësimdhënien dhe njihet si një nga dhjetë prodhuesit më të mëdhenj të mësuesve në SH.B.A. sipas Shoqatës Amerikane të Kolegjeve të Edukimit të Mësuesve.Ekipet atletike të universitetit janë anëtarë të Konferencës së Luginës së Misurit dhe Konferencës së Futbollit të Missouri Valley dhe njihen si "Redbirds". Me një ekonomi të fortë dhe kulturë argëtuese, ky komuniteti ju jep mundësi të mëdha dhe përvoja unike. Shteti i Illinois mbetet një institucion i zgjedhjes të parë. Kanë një regjistrim prej më shumë se 20,000 studentë, duke ruajtur cilësi akademike dhe madhësi të klasave të vogla. Bloomington-Normal renditet si një nga 40 qytetet më të mira të kolegjit në Amerikë bazuar në cilësinë e tij të jetësës dhe në mesin e 10 më të mirëve për artet dhe mundësitë argëtuese.
American University in Bulgaria
Universiteti Amerikan në Bullgari (ose AUBG) është një universitet privat i vendosur në Blagoevgrad, Bullgari. Themeluar në vitin 1991, sot AUBG ka rreth 1.000 studentë nga mbi 40.Afro 50% e studentëve janë ndërkombëtarë. AUBG është një drejtues arsimi për të shtatin vit radhazi sipas botimit kombëtar të rangut të vitit 2017. [5] Pesë programet e vlerësuara – Administrata e Biznesit (BUS), Gazetaria dhe Komunikimi Masiv (JMC), Ekonomia (ECO), Shkenca Politike dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare (POS), dhe Shkenca Kompjuterike (COS) – janë të gjitha të renditura, me Administrim Biznesi dhe Shkenca Politike dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare vlerësohen si më të mirat në Bullgari
Concordia University Chicago
Concordia University Chicago është universitet privat i arteve liberale në River Forest, Illinois që u themelua në vitin 1864. Universiteti ka nje numer regjistrimesh prej 1477 studentesh ne vit, vendosja e tij është periferike, dhe madhësia e kampusit është rreth 40 hektarë. Ajo përdor një kalendar akademik bazuar në semestra. Universiteti u rendit ne vendin e 72-te ne edicionin 2020 të kolegjeve më të mira dhe universitteve rajonale.Concordia-Chicago tani është një universitet gjithëpërfshirës që ofron më shumë se 100 degë universitare dhe pasuniversitare, me më shumë se 5,000 studentë.
Istituto Europeo di Design
Instituto Europeo di Design (IED) është një nga shkollat më të mira të Design në Itali. Prej 15 vitesh, shkolla është e organizuar në katër disiplina: Design, Fashion, Visual Communication,Managment. Fakultetet përbëhen nga ekspertë dhe profesionistë të kompanive të mirënjohura që operojnë në këto fusha. Shkolla ka partneritet me më shumë se 200 kompani, të cilat ofrojnë programe trajnimi për studentet e vetë. Sot, IED ka një rrjet ndërkombëtar vazhdimisht në zgjerim që ofron diploma bachelor dhe organizon kurse trevjeçare, programe masteri, zhvillim të vazhdueshëm profesional dhe kurse të avancuara trajnimi.Shkolla ka kampuse në nëntë qytete – Milano, Torino, Venedik, Cagliari, Firence, Romë, Barcelonë, Madrid dhe Sao Paulo.Si një shkollë ndërkombëtare, Istituto Europeo di Design mirëpret studentë me kombësi dhe kultura të ndryshme në të gjitha kampuset e saj. Ne të studiojnë rreth 2000 studentë nga 100 vende të ndryshme të botës.
Bachelor & Master
UCSC International Scholarship deri në 5300 EUR
2022-2023
Universita Cattolica del Sacro Cuore
Università Cattolica del Sacro Cuore është një universitet privat i kërkimit shkencor i themeluar në vitin 1921. Cattolica, me pesë kampuset e saj të lidhur, është universiteti më i madh privat në Evropë dhe Universiteti më i madh Katolik në botë. Kampusi kryesor i tij është i vendosur në Milano të Italisë, me kampe satelitore në Brescia, Piacenza, Cremona dhe Romë duke operuar ne rang kombetar. UCSC I është dhënë pesë yje nga QS Stars, një sistem global vlerësimi i universiteteve, në fushat e mëposhtme: punësueshmëri, mësimdhënie, lehtësira dhe angazhim. Renditjet e Universitetit Botëror QS 2017 sipas temave renditën Fakultetin e Drejtësisë në vendin e 80-të.Universiteti është i organizuar në 12 fakultete dhe 7 shkolla pasuniversitare.Universiteti pervecse perbehet nga nje komunitet I gjalleruar,eshte edhe nje qender kerkimore ku nxenesit nxiten ne nje pjesemarrje te vazhdueshme dhe intensive ne jeten akademike duke perfituar nga mundesite e shumta per rritje qe ofron institucioni cdo dite.Me diplomat e tij universitare ,nivel te pare dhe te dyte masteri,doktoratura si dhe programe te tjera pasuniversitare,universiteti Cattolica del Sacro Cuore I jep te rinjve mundesi te vazhdueshme per te bashkevepruar me dijetare te shquar dhe te plotesojne ne menyre sa me efektive angazhimin e tyre ndaj studimeve duke mundesuar nje pasurim thelbesor me mbarevajtjen e tyre profesionale dhe morale.
Ca 'Foscari
Themeluar më 1868 si “Scuola Superiore di Commercio” (Shkolla e Avancuar për Tregti), Ca ‘Foscari ishte institucioni i parë italian që merrej me arsim të përparuar në Biznes dhe Ekonomi. Kampusi kryesor ndodhet në pallatin e madh gotik “volta de canal” (në kthesën e Kanalit të Madh), në zemër të Venecias. Si një nga institucionet lider ne përsosmërine akademike, Ca ‘Foscari përpiqet të tërheqë studiues të talentuar në të gjithë botën, duke ofruar një kurrikul të dalluar. Misioni I universitetit është: • -Promovimi I risive shkencore duke ndërmarrë hulumtime të larta të cilësisë, duke adresuar pyetje globale dhe duke dhënë ndikim të pranuar në disiplina të ndryshme; • -Krijimi i një komuniteti te larmishëm dhe ndërkombëtar me studiues dhe studentë në zemër të një prej vendeve më mahnitëse në botë; • -Të veprojë si një institucion i përgjegjshëm dhe i qëndrueshëm, duke përfituar nga kultura dhe përsosmëria akademike për të promovuar inovacionin qytetar dhe rritjen ekonomike.Ca ‘Foscari ndodhet ne nje godine te vërtetë historike, artistike, kulturore dhe arkitektonike në zemër të Venecias. Disa prej godinave te universitetit si Aula Mario Baratto, Auditorium Santa Margherita perzgjidhen si ambiente ideale për evente kulturore, shkencore, mësimore si dhe për kurse, konferenca për shtyp, darka zyrtare, konventa dhe ngjarje të korporatave ose private.
Saxion University
Saxion University of Applied Sciences është një nga institucionet më të mëdha të arsimit të lartë në Holandë, me rreth 27,000 studentë. Universiteti Saxion ka një histori të pasur, rrënjët e te cilit datojnë që prej vitit 1875. Universiteti ka tre kampuse në pjesën lindore të Holandës – një kampus në secilën prej tre qyteteve holandeze të Deventer, Enschede dhe Apeldoorn. Saxion ofron një gamë të gjerë programesh studimi të niveleve të ndryshme, duke përfshirë shumë programe ndërkombëtare. Universiteti ofron një gamë të gjerë të programeve bachelor, master dhe kurse të shkurtra specializimi në fushat e biznesit, studimeve teknike dhe mjedisore, si dhe kurse përgatitore intensive, të gjitha në gjuhën angleze. Cilësia e arsimit në Saxion monitorohet nga Ministria Holandeze e Arsimit, Kulturës dhe Shkencës, si dhe është e akredituar nga disa organizata ndërkombëtare, duke siguruar që programet e ofruara të jenë të një standardi të lartë. Fontys UAS Bursa: 3000 EUR ne vit Afati i aplikimit: September Programi: Bachelor Fontys është një nga universitetet më të mëdha të shkencave të aplikuara në Hollandë dhe ofron një larmi programesh Bachelor dhe Master në gjuhen angleze. Shkolla ka 40 baza në qytete të ndryshme dhe ofron mbi 120 programe Bachelor dhe 17 Master në teknologji informacioni, ekonomi, shkenca sociale, arsim dhe shëndetësi. Stafi mësimor është afërsisht 4000. Ata trajnojnë mbi 38000 studentë dhe ofrojnë shërbime këshillimi për mbi 15000 të punësuar në kompani dhe organizata biznesi në të gjithë botën. Tre kampuset më të mëdha të Fontys ndodhen në qytetet Eindhoven, Tilburg dhe Venlo. Programet ofrojnë një ndërthurje të teorisë, aplikim i njohurive, praktikës dhe detyrave të diplomimit. Renditja e pavarur hollandeze Keuzegids rendit Fontys si një nga universitetet më të mira e më të mëdha të shkencave të aplikuara në Hollandë.
The Hague University of Applied Sciences
The Hague University of Applied Sciences eshte nje universitet i shkencave te aplikuara me filozofine e kombinimit te teorise dhe praktikes. Mësimdhënia zhvillohet në grupe të vogla, në menyrë që studentëve ti jepet kujdes individual nga ana e profesorëve. Programet e studimit japin mundësinë për të bërë një transferim të një semestri në një universitet partner në një shtet tjetër. Pjesa praktike e secilit program nënkupton që studentët të kalojnë një periudhë të caktuar gjatë studimeve të tyre në kompani që zhvillojnë aktivitete reale. Kampusi kryesor i The Hague University of Applied Sciences eshte I vendosur ne qytetin e Hages. Haga eshte qyteti ndërkombëtar i paqes dhe drejtësisë – zemra politike dhe kulturore e Hollandës. Është shtëpia e Pallatit të Paqes, Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Binnenhof (parlament), 115 ambasada, kompanive nderkombetare si Shell, Siemens dhe ING dhe shumë NGO ndërkombëtare. Universiteti ka kampuse edhe ne Zoetermeer dhe Delft. THUAS ka rreth 26 000 studente te cilet vijne nga me shume se 146 studente, 13 % prej te cileve jane student nderkomberate. Kjo gje e ben universitetin nje nga universitetet e shkencave te aplikuara me diversitetin me te madh te kombesive te ndryshme. Universiteti ofron 15 programe studimi te cilat jane te zhvilluara ne Anglisht dhe varjojne ne deget e inxhinierise, ligjit , shkencave sociale dhe biznesit . The Hague University ofron 11 programe Bachelor dhe 4 programe Master te zhvilluara ne Anglisht. Programet nderkombetare Bachelor dhe Master jane vazhdimisht te perditesuara per te reflektuar zhvillimet dhe ndryshimet ne biznes dhe industri. Ato jane te akredituata NVAO (The Accreditation Organisation of the Netherlands and Flanders).
Fontys UAS
Fontys është një nga universitetet më të mëdha të shkencave të aplikuara në Hollandë dhe ofron një larmi programesh Bachelor dhe Master në gjuhen angleze. Shkolla ka 40 baza në qytete të ndryshme dhe ofron mbi 120 programe Bachelor dhe 17 Master në teknologji informacioni, ekonomi, shkenca sociale, arsim dhe shëndetësi. Stafi mësimor është afërsisht 4000. Ata trajnojnë mbi 38000 studentë dhe ofrojnë shërbime këshillimi për mbi 15000 të punësuar në kompani dhe organizata biznesi në të gjithë botën. Tre kampuset më të mëdha të Fontys ndodhen në qytetet Eindhoven, Tilburg dhe Venlo. Programet ofrojnë një ndërthurje të teorisë, aplikim i njohurive, praktikës dhe detyrave të diplomimit. Renditja e pavarur hollandeze Keuzegids rendit Fontys si një nga universitetet më të mira e më të mëdha të shkencave të aplikuara në Hollandë.
University West, Sweden
University West Sweden është themeluar në vitin 1990 dhe gjendet në qytetin Trollhättan qe është i rrethuar nga një natyre e bukur vetëm 35 minuta larg Gothenburg. Në këtë qytet ndodhen disa nga kompanitë më të mira teknologjike aq sa 90 % e aeroplaneve në botë përmbajnë pjesë të prodhuara në Trollhättan. University West në bashkëpunim me komunitetin e biznesit dhe shoqërinë po krijon dhe shpërndan njohuri, aftësi, ekspertizë dhe mësim. Është pikërisht ky bashkëveprim midis universitetit dhe komunitetit të biznesit që krijon njohuri më të mira dhe gjen zgjidhje për problemet dhe zhvillimet që i përgjigjen nevojave të së ardhmes. University West është vendi ku kërkimi shkencor, biznesi dhe edukimi bëhen bashkë.
Master
10% e tarifës vjetore nëse bëhet depozita e plotë paraprakisht
2022-2023
Modul University Viena
MODUL University Vienna konsiderohet si universiteti lider ndërkombëtar privat i Austrisë dhe është në pronësi të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Vienë, ofruesi më i madh i arsimit privat në Austri. Universiteti është i vendosur në Vienë, qyteti numër një në botë për cilësinë e jetesës për vitin 2009-2018, dhe renditet në 25 universitetet më të mira në botë për publikimet akademike.
EU Business School
EU Business School, themeluar më 1973, është një shkollë private ndërkombëtare biznesi, trefish e akredituar me kampuse të shumta. Universiteti ka një rrjet global, me kampuset kryesore në Gjenevë dhe në Montreux në Zvicër; Barcelonë në Spanjë; dhe Munich në Gjermani. Ky rrjet u mundëson studenteve të transferojnë studimet e tyre në një nga kampuset e tjera. Studentët mund të marrin pjesë në shkëmbimet intercampus brenda EU-së, si edhe me institucionet partnere në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada, Lindjen e Mesme, Azi. Universiteti ofron programe studime bachelor dhe master në fushën e biznesit, në gjuhën angleze. Këto programe i japin mundësinë studentëve të eksplorojnë botën e biznesit ndërkombëtar, përmes një kurrikule të larmishme.
The American College of Greece
Themeluar në 1875, The American College of Greece është kolegji më i vjetër Amerikan i akredituar në Evropë dhe kolegji më i madh privat në Greqi. ACG beson në një edukim të mirëstrukturuar: kampusi prej 64 hektarësh pret një komunitet të madhë studentor, që gumëzhin nga shoqëritë akademike dhe klubet studentore, ekipet sportive dhe festivalet e artit. ACG mbështet studentët me një program të gjerë asistence financiare dhe i ndihmon ata të zgjerojnë horizontet e tyre me studime ndërkombëtare jashtë vendit dhe mundësi praktike. Me 34 programe inovatore studimi, 6 programe bashkëpunuese me Universitetin Clarkson, 49 programe të shkurtra dhe 20 programe të universitare.