Bursa studimi jashtë vendit! | Integral

Bursa studimi jashtë vendit!

27.03.2020

Procesi i ndjekjes së studimeve universitare ose pas universitare patjetër që ndikohet shumë nga gjendja financiare e studentëve. Eshtë një nga aspektet më të rëndësishme të procesit të vendimarrjes. Sigurisht që të gjithë studentët dhe familjet e tyre dëshirojnë të gjejnë një universitet që i përmbush të gjitha kërkesat e tyre arsimore dhe profesionale, por në të njëjtën kohë ofron edhe bursa të cilat mund t’i ndihmojnë ata të financojnë studimet e tyre në një farë mënyre.

Ka shumë universitete që ofrojnë bursa për studime Bachelor dhe Master. Më poshtë do të gjeni një listë të universiteteve me të cilat Integral ka partneritet dhe që ofrojnë lloje të ndryshme të bursave, kryesisht të bazuara në background-in edukativ të studenteve, pra bursa merite.

– University of Westminster: Ofron lloje të ndryshme të bursave dhe secila prej bursave ka grupin e tyre të kritereve të pranueshmërisë, të cilat duhet t’i kontrolloni me kujdes për t’u siguruar që keni të drejtë te aplikoni, para se të bëni aplikimin. Rezultatet e mira akademike është një kriter shumë i rendësishëm për të bursat për Bachelor, ashtu edhe për bursat për Master. Bursat fillojnë nga 3.000 GBP dhe janë të vleshme për të gjithë studentët te cilët pranohen në universitet.

– University of East London: Nëse ju merrni oferten nga universiteti, ju keni të drejtë të aplikoni për një nga bursat ndërkombëtare. Bursat variojnë nga 1.000 deri në 4,000 GBP për vitin të parë të shkollimit.

– London South Bank University: Universiteti ofron bursa për të gjithë studentët të cilët pranohen për studime bachelor me kohë të plotë duke filluar nga 1.580 GBP.

– Greenwich University: Universiteti ofron bursa ne baze merite deri ne 3.000 GBP per vitin e pare te studimeve.

– Fontys UAS: Universiteti ofron bursa merite deri ne 5.000 EUR per vitin e pare te studimit.

– Tilburg University: Universiteti ofron bursa të pjesshme në bazë merite deri në 4.000 EUR. për disa nga degët që ofrohen në programet bachelor. Universiteti gjithashtu ofron bursa per studentet ne programet Master in Research. Me vleren e burses qe do te perfitojne , keta studente do te paguajne tarifen e shkolles vetem 2.083 EUR.

– HAN University of Applied Sciences: Universiteti ofron bursa për studentët deri në 5.000 EUR për të 4 vitet e studimit.

– The Hague University of Applied Science: Ofron bursa me vlerë 5.000 EUR.

– John Cabot University: Presidential Scholarship eshte nje burse me vlere deri ne 7.000 EUR në vit dhe bazohet në rezultatet akademike.

– Universita Cattolica del Sacro Cuore: Ofron bursa për studentët Shqiptarë deri në 3.000 EUR te kostos së studimit. Këto bursa përcaktohen në baze te rezultateve akademike.

Kjo listë përmban vetëm disa nga universitetet me të cilat Integral bashkëpunon për një kohë të gjatë. Nëse keni pyetje të tjera mund të kontaktoni me konsulentet për universitete të Integral. Ato do t’ju ndihmojnë me aplikimet për universitete dhe me aplikimet për bursa.

Rezervoni konsulencën tuaj FALAS me Integral!

☎️ +355694040901