Bursa studimi jashtë vendit deri në 10,000 GBP | Integral

Bursa studimi jashtë vendit deri në 10,000 GBP

14.07.2022

Oxford International Pathway Colleges në Londër dhe Oxford tani po ofrojnë bursa studimi jashtë vendit deri në 10,000 £ për studentët nga Shqipëria që dëshirojnë të ndjekin studimet jashtë vendit duke filluar programin përgatitor një vjecar International Foundation Diploma këtë shtator.

Si rezultat, tarifa totale është vetëm 4,995 £!

Kampusi në Londër (i vendosur në Greenwich) ofron programin International Foundation Diplomar në Biznes. Pas përfundimit të programit, mund të vazhdoni studimet në një nga universitetet partnere të Oxford International Education Group në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar (p.sh. University of Greenwich, University of Bristol, University of Surrey).

Kërkesa e vetme për tu pranuar është certifikata e IELTS me rezultat 4.5.

Kampusi në Oksford ofron programin International Foundation Diplomar në Biznes dhe Master’s Preparation në Biznes. Pas përfundimit të suksesshëm të programit, do të keni një avancim të garantuar në universitetet më të mira në Mbretërinë e Bashkuar (midis tyre Kings College London, Loughborough University, University of Aberdeen, University of Dundee, University of Edinburg, University of the Arts London dhe shumë të tjerë).

Oxford International Pathway College ofron një sërë kursesh për të mbështetur studentët ndërkombëtarë të pranohen në mijëra programe universitare në dy destinacione kryesore, Oksford dhe Londër. Së bashku me ekspertizën tridhjetëvjeçare të Oxford International në mësimdhënie, kolegji ju ofron programe të kombinuara me gjuhën angleze për të siguruar që jeni plotësisht gati për tu pranuar në një universitet në Mbretërinë e Bashkuar.

Klasat në Oxford International Pathway College zhvillohet me pedagogë të kualifikuar dhe tepër profesionist në një mjedis arsimor. Ju keni mundësinë të jetoni dhe të studioni në Oksford, i renditur në 10 qytetet më të sigurta studentore nga The Complete University Guide 2020, ose në Londër – i cili është emëruar si një nga qytetet më të mira studentore në botë (QS Quacquarelli Symonds 2022).

Zgjedhja është e juaja!

Për më shumë informacion:

Regjistrohuni këtu!

☎️: +355 69 80 40 601

📧: anka@integral.al