Bursa deri ne 100% - takohuni perfaqesuesin e D’Overbroeck’s Oxford!

16.05.2019

  Përgatiteni fëmijën tuaj për karrierën e ardhshme në një nga shkollat elitare angleze!

→D’Overbroeck’s Oxford

D’overbroeck’s, një nga shkollat më të mira në Britaninë e Madhe, është themeluar në vitin 1978 dhe ndodhet në qendër të Oxfordit, pranë zonës komerciale të universitetit të Oxfordit. D’Overbroeck’s ka një famë akademike të shkëlqyer dhe është vendi i duhur për nxënës të pavarur, mjaft të motivuar dhe ambiciozë, që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në universitetet më prestigjioze të Britanisë së Madhe si Oxford, Cambridge, Imperial College, LSE, UCL, Edinburgh, Bath, Bristol, Newcastle, Leeds etj.

Një veçanti e shkollës është përpjekja për të krijuar një atmosferë të përshtatshme për të zhvilluar cilësi individuale të çdo nxënësi, duke u fokusuar në individualitetin e secilit, në mendimin kritik dhe krijues, inkurajimin e ndryshimit dhe të origjinalitetit.

Niveli akademik i arsimimit, ambjenti shoqëror, marrëdhënia nxënës-profesorë e bazuar në besim dhe pjesëmarrja aktive e nxënësve në proçesin e studimit janë çelësi i rezultateve të shkëlqyera në provime.

Afersisht 10% e të diplomuarëve në D’Overbroeck’s pranohen çdo vit në Oxbridge. Mësimi bëhet në grupe të vogla, ndërkombëtare, deri në 10 vetë (një mesatare prej shtatë vetash), ndërsa afërsisht 60% të studentëve janë nga Britania e Madhe. Gjimnazi ka një program te vecante përgatitor posacerisht për deget e mjekësise dhe drejtësise, ndërsa një pjesë e madhe e profesorëve janë autorë të librave dhe anëtare të komisioneve të vlerësimit. Një element i rëndesishëm në progresin e nxënësve përbën edhe marrëdhenia e tyre me profesorët, e cila realizohet në dy mënyra – nëpërmjet konsultimit direkt dhe vlerësimeve të vazhdueshme, nëpërmjet raporteve të detajuara mbi rezultatet si dhe rekomandime.

Shkolla ofron programet:

  • GCSE (15-16 vjec): Program një- ose dyvjeçar, i dizenjuar për nxënësit me një nivel mesatar të gjuhës angleze, të cilët përfitojnë një formim bazë për nivelin tjetër, A-levels.
  • A-levels (16-19 vjeç): Eshtë një program dy vjeçar për nxënësit me një nivel të lartë të gjuhës angleze. Në A-levels ofrohen më shumë se 30 lëndë nga fusha të ndryshme.

Në d’Overbroeck’s, përsosmëria akademike mund të arrihet pa formalitetet dhe rregulla te strikta që shumë shkolla britanike tradicionale kanë. Studentët kanë lirinë për të pyetur, eksploruar dhe për të krijuar; për të zhvilluar interesat, për të rritur talentet dhe për të realizuar potencialin e tyre të plotë akademik, ndërsa jetojnë në një nga qendrat më të bukura të të mësuarit në botë – qytetin historik të Oksfordit.

Mundësi për Bursa:

  •  Friendship Ambassador Award

Per nxënësit ekselentë të cilët dëshirojnë të aplikojnë në programin IGCSE dhe janë te gatshëm të luajnë një rol aktiv si ambasadorë të shkollës , D’Overbroeck’s ofron cmimin “Friendship Ambasador Award” i cili përkthehet në një ulje deri 6000 GBP mbi tarifën e shkollimit.

  • Global Citizens Award – bursa deri në 100 % mbi tarifën e shkollimit për studentët të cilët dëshirojnë të aplikojnë për programin pre-IGCSE për vitin akademik 2019-2020
  • Ofrohen gjithashtu bursa të pjesshme

 

→Oxford Sixth Form College është një kolegj i pavarur qe ofron programet A-Levels dhe GCSE. Kolegji ndodhet në zemër të zonës universitare dhe ofron një mjedis krejt të ndryshëm me atë të një shkolle tradicionale. Mësimdhënia është interaktive dhe joformale. Mbështetja e dhënë nga tutorët dhe pjesa tjetër e stafit akademik fokusohet në mënyrë të veçantë në nevojat individuale te secilit student. Studentët janë të inkurajuar në çdo faze për të marrë pjesë aktive në procesin e të mësuarit.

Krahas GCSE dhe A Levels, shkolla ofron programin A Levels te pershpejtuar, BTEC si dhe University Foundation me fokus ne Biznes, Inxhinieri, Mjekesi dhe Shkenca.

Nxënësit e Oxford Sixth Form College flasin për mjedisin e kolegjit si një vend i ngrohtë, miqësor dhe shumë mikpritës. Si në klasë në kolegj ose në akomodimin në konvikt, i gjithë stafi jep udhëzime dhe mbështetje të mrekullueshme për të siguruar që studentët të kënaqen dhe të arrijne qëllimet e tyre personale dhe akademike.

Mundësi për Bursa:

Oxford Sixth Form College ofron disa bursa deri në 40% të tarifave të shkollimit për programet A-Level ose BTEC. Këto bursa janë të disponueshme për studentët të cilët tregojnë potencial dhe ambicie në keto fusha :

  • Mjekësi
  • Stomatologji
  • Shkenca veterinare
  • Inxhinieri
  • Ligj
  • Art (Pikturë , Tekstile, Fotografi)
  • Biznes

Regjistrohuni online dhe rezervoni konsulencën tuaj FALAS !

Regjistrohuni ose na kontaktoni ☎ +355 422 52 065. Ju presim!