Arsimim jashtë vendit – Ja çfarë ju nevojitet për një aplikim të suksesshëm | Integral

Arsimim jashtë vendit – Ja çfarë ju nevojitet për një aplikim të suksesshëm

04.09.2020

Aspekte të aplikimit në një shkollë të mesme jashtë vendit

Ideja rreth studimeve jashtë vendit mund të fillojë të formësohet në mendjen tuaj që në moshë të vogël dhe sigurisht nxitet nga shumë fatktorë personal dhe global. Shkollat e mesme jashtë vendit ofrojnë mundësi për të gjithë ata që kanë dëshirën, vullnetin dhe përkushtimin për të fituar një vend në shkollë. Kjo do të thotë se të gjithë mund ta kenë shancin për arsimim jashtë vendit.

Nëse dëshironi të jeni aplikantë të suksesshëm dhe të bëni realitet idetë dhe ëndrrat tuaja për tu arsimuar jashtë vendit, është mjaft e rëndësishme që të përmbushni disa kritere apo të punoni fort dhe të përkushtoheni ndaj arritjes së tyre.

1. Formësimi i idesë – për një arsimim jashtë vendit ju nevojitet vendosmëri në vendimarrje
Me mundësitë e pafundme që ofrohen sot, nuk është e lehtë të merni një vendim i cili do të ndikojë në të ardhmen tuaj, për më tepër kur bëhet fjalë për shkollën e mesme. Jo vetëm mund të ndiheni akoma të vegjël dhe jo gati për t’u larguar nga familja juaj, por gjithashtu e keni të vështirë të zgjidhni shkollën që doni. Në këtë rast, ajo që ju duhet është që të merni sa më shumë informacione dhe njohuri lidhur me sistemet e edukimit dhe shkollat e mesme jashtë vendit. Vetëm kështu ju mund ta keni më të lehtë të merni një vendim final pasi keni eksploruar shumë mundësi dhe informacione.

Test Orientues Karriere (MyFutureChoice)

2. Dokumentacioni i aplikimit – për një arsimim jashtë vendit ju nevojitet një aplikim i pasur dhe konkurues
Shkollat e mesme jashtë vendit kanë një proces të pranimit të studentëve të huaj mjaft të plotë, të gjatë dhe të detajuar. Për këtë arsye dokumentacioni dhe afati i dorëzimit është mjat i rëndësishëm. Vlerësimi i kandidatëve potencialë bëhet nga shkollat duke u bazuar në ecurinë e performancës akademike në vitet e fundit të studentit; në njohuritë e gjuhës Angleze duke favorizuar ata që kanë njohuri të avancuara dhe kanë kualifikime të njohura ndërkombëtarisht; pjesëmarrja dhe aktivizimi në konkurse, olimpiada, kompeticione të natyrave të ndryshme brenda dhe jashtë shkollës. Profili i një kandidati është akoma më i pasur kur studenti ka gjithashtu pasione dhe hobe të lidhura me artin, muzikën, pikturën, sportin, ka njohuri të gjuhëve të tjera të huaja etj.

3. Intervistat dhe provimet – për një arsimim jashtë vendit ju nevojitet një përgatitje akademike por dhe emocionale
Edhe pse mund të duket sfiduese dhe shpeshherë shumë nxënës i tremben momentit të intervistave dhe provimeve të pranimit, ky është një faktor në të shumtën e rasteve decisiv për t’u pranuar në shkollën që ju doni. Për më tepër, është momenti ku ju duhet të jeni sa më origjinalë dhe të shpreheni mbi veten tuaj duke treguar kështu cilësitë tuaja dhe duke shfaqur egon dhe pasionin për të studiuarit. Stafi i pranimeve në shkollat e mesme kanë tendencën të jenë shumë miqësorë dhe të ngrohtë në bisedat që zhvillojnë me nxënësit duke marë parasysh presionin e madh të një vendimi të rëndësishëm në një moshë të vogël dhe përpiqen të krijojnë një atmosferë ku nxënësi mund të shprehë mendimet e tij në mënyrë sa më origjinale.

4. Vizita – për një arsimim jashtë vendit ju nevojitet një udhëtim paraprak në vendin ku do të jetoni dhe studioni së shpejti
Edhe pse jo gjithmonë e mundur, vizita në shkollën/shkollat e përzgjedhura për tu arsimuar jashtë vendit, është e rëndësishme për tu familjarizuar me ambjetin dhe atmosferën e shkollës. Kjo ndihmon që ju të krijoni paraprakisht një ide dhe të keni një impakt të parë me shkollën, në mënyrë që fillimi i studimeve dhe tranzicioni nga një atmosferë tjetër në vendin tuaj, të jetë sa më i zbutur dhe i lehtë. Gjithashtu, vizita ju ndihmon edhe në marjen e vendimit dhe përzgjedhjen përfundimtare të shkollës.

Nëse jeni ende të paqartë në lidhje me studimet jashtë vendit, mund të regjistroheni në Panairin e parë virtual në Shqipëri për studime jashtë vendit dhe njiheni me institucione të ndryshme arsimore nga e gjithë bota: 

Panairi Virtual i Edukimit