American College of Thessaloniki (ACT)
Studime bachelor dhe master në American College of Thessaloniki (ACT)
Zgjatet afati i aplikimeve për sezonin e vjeshtës 2022
30 qershor
American College of Thessaloniki
ACT, stadi i tretë i Kolegjit Anatolia, është i akredituar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga NEASC (Shoqata e Shkollave dhe Kolegjeve në New England) përmes Komisionit të saj për Institucionet e Arsimit të Lartë. Përveç se ACT ka akreditim të plotë nga NEASC, programet e diplomimit të ofruara prej ACT janë gjithashtu të vlerësuara nga Open University në Mbretërinë e Bashkuar. ACT gjithashtu ka fituar nga qeveria greke licensën për të funksionuar si Institucion Privat i Arsimit të Lartë (“Kolegj”).
Kurrikula gjithëpërfshirëse e ACT ofron studimet Bachelor në Biznes me 5 drejtime, Shkenca Kompjuterike, Informatikë Biznesi, Marëdhënie Ndërkombëtare, Psikologji dhe Anglisht me 2 drejtime, një Master Shkencash (MS) në Manaxhim Hoteleri dhe Turizëm, dhe një Master në Administrim Biznesi (MBA) me 4 drejtime.
Programet ndërkulturore që ACT organizon në bashkëpunim me institucionet e njohura arsimore në US & EU gjithashtu u ofrojnë studentëve mundësinë të ndjekin studime në disiplina të ndryshme shtesë që përfshijnë Administrim Sportesh, Hoteleri & Turizëm, Shkenca Politike, Inxinieri, etj
ACT ju ofron ndihmë financiare një numri të konsiderueshëm studentësh në çdo fillim viti shkollor. ACT gjithashtu ofron bursa deri në 70% për studimet master.
✉:xhensila@integral.al
☎ : +355 69 40 40 901
✉:anka@integral.al
☎ : +355 69 80 40 601
Copyright © INTEGRAL 2022