Bursa deri në 50% - Abbey DLD Group of Colleges!

Regjistrohuni brenda datës 30 Korrik dhe konkuroni për të fituar një nga bursat e shumta që ofrohen nga Abbey DLD Colleges!
Bursat mbulojnë deri në 50% të tarifës së shkollimit dhe jepen për dy vitet e fundit të shkollës së mesme (A-levels), duke filluar nga Shtatori 2021. Kjo është mundësia e përsosur për të bërë ëndrrën tuaj realitet!

APLIKONI TANI!

Abbey DLD Group of Colleges përbëhet nga tre kolegje të vendosura në Cambridge, London dhe Manchester. Kolegjet kanë një reputacion të hershëm për ofrimin e arsimit me cilësi premium studentëve britanikë dhe ndërkombëtarë nga GCSE në Programet A-levels, BTEC ose International Foundation, duke u mundësuar atyre që të fitojnë akses në disa nga universitetet më të mira në Mbretërinë e Bashkuar dhe në botë.

Abbey DLD Group of Colleges është një grupim i shkollave të mesme të shkëlqyera private angleze të vendosura në tre vende: Londër, Cambridge dhe Manchester.

Shkolla është menduar për studentët e moshës 16 deri në 19 vjeç që synojnë të vazhdojnë arsimin e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, në sistemin e arsimit të mesëm në Mbretërinë e Bashkuar me një theks në përgatitjen për provimet e A-levels të kërkuara për regjistrimin në universitet.

Programet akademike

Kolegjet Abbey DLD ofrojnë një sërë programesh akademike për studentë të moshës nga 13 deri në 21 vjeç:

  • GCSE
    Në 3 kolegjet e Abbey DLD, GCSE mund të ofrohet për një vit, 18 muaj ose 2 vjet. Në varësi të kohëzgjatjes së studimeve, studentët e GCSE do të ndjekin nga 6-8 lëndë. GCSE-të u ofrojnë studentëve një gjerësi lëndësh, kohë për t'u njohur me sistemin arsimor në Mbretërinë e Bashkuar dhe për të përmirësuar anglishten e tyre.
  • A levels
    Këto programe ofrojnë një ekuilibër të mirë midis specializimit dhe zgjedhjes së lëndës, duke i lejuar studentët të përqendrohen në lëndët që i interesojnë vërtet. Shumica e studentëve do të marrin 3 ose 4 lëndë të A-levels. Ato ofrojnë përparim në gamën më të gjerë të universiteteve dhe janë opsioni më i mirë për studentët që kërkojnë të bashkohen në një universitet të rankuar mirë.
  • BTEC
    BTEC-të janë programe të përqendruara në mësimdhënien në lidhje me punën dhe zbatimin e botës reale. Ato lejojnë studentët të zhvillojnë aftësi praktike në lidhje me karrierën që duan të ndjekin dhe janë pranuar në universitetet e Mbretërisë së Bashkuar.
    BTEC në Biznes dhe BTEC në Prodhimin e Medias Dixhitale janë në dispozicion në Abbey DLD në Londër dhe mund të merren si një certifikatë (program një vjeçar ekuivalent me A-levels) ose një diplomë (program dyvjeçar ekuivalent me 3 A-levels).
  • International Foundation (IFP):
    Programi ynë IFP është një vit intensiv i arsimit të mesëm që u ofron studentëve ndërkombëtarë hyrje të drejtpërdrejtë në një gamë të gjerë të universiteteve në Mbretërinë e Bashkuar. Ofrohen një sërë programesh, duke filluar nga:
    Arti, Shkenca Biomjekësore, Biznes dhe Ekonomi, Shkenca Kompjuterike & Matematikë, Inxhinieri, Shkenca Mjedisi, Menaxhim Mode, Shkenca Humane, Matematikë & Ekonomi, Mjekësi, Shkenca të përgjithshme, Shkenca Sociale dhe Sport.
  • IFP Medicine
    Programi International Foundation është gjithashtu një nga të paktët që ofron mundësinë për të studiuar mjekësi përmes marrëveshjeve të progresit me universitete të ndryshme të tilla si Brunel University, Aston University, University of Central Lancashire,
    University of Nicosia (Qipro), Queen Mary University of London (Maltë), Royal College of Surgeons në Irlandë, St. George's University Grenada, American University of Antigua dhe The University of Buckingham.
  • Studime Akademike në Futboll ose Trajnim Basketbolli
    Në dispozicion në Abbey College Manchester, këto kurse emocionuese u drejtohen studentëve që kanë një pasion për futbollin ose basketbollin dhe të cilët dëshirojnë të vazhdojnë stërvitjen ndërsa studiojnë GCSE, A-levels ose IFP. Sesionet e trajnimit drejtohen nga trajnerë profesionistë.
    Studentët e basketbollit stërviten në Qendrën Kombëtare të Basketbollit Anglez së bashku me ekipin profesionist të basketbollit Manchester Giants. Studentët e futbollit stërviten në ambjentet tona moderne të trajnimit, të nivelit më të lartë, të vendosura në një distancë të shkurtër nga kolegji.
  • Akomodimi në konvikt
    Secili nga kolegjet është në gjendje të ofrojë disa nga akomodimet më të mira që gjenden në çdo shkollë me konvikt në Mbretërinë e Bashkuar. Ofrohen një sërë opsionesh të ndryshme të dhomave en-suite.

Abbey College Cambridge

Abbey College Cambridge ndodhet vetëm 10 minuta larg nga gjimnazet e universitetit Cambridge. Eshtë themeluar në 1994, gjimnazi ka profesorët më të mire të vendit. Shkolla organizon vizita të rregullta në gjimnazet e Cambridge, nxënësit marrin pjesë në stazhe të praktikës në laboratoret e universiteti.

DLD College London

Kolegji i vjetër, DLD-së është themeluar në vitin 1931. Pas 10 vjet vendndodhje në Marylebone, Kolegji ëshë bashkuar me motrën e saj më të re Abbey College dhe në 2015, lëvizen në një objektë të ndërtuar në qendër Londrës, me pamje mbi lumin Tamis dhe Dhoma e Parlamentit. 


Abbey College Manchester

Abbey College Manchester është një nga gjimnazet më të rëndësishme, i cili që nga viti 1990 ofron përgatitje të shkëlqyer për GCSE dhe A-levels, si dhe Foundation Programe në biznes dhe inxhinieri.

Përse Abbey DLD Group of Colleges?

  • Ekspertë në studime ndërkombëtare
    Me një përvojë shumë vjeçare në mësimdhënie dhe mbështetjen e studentëve ndërkombëtarë, kolegjet e Abbey DLD mund të krijojnë plane akademike të personalizuara dhe të punojnë ngushtë me studentët për të arritur qëllimet e tyre akademike dhe personale.
  • Mësues të niveleve elitare
    Mësuesit në Abbey DLD janë specialistë të lëndëve, të formuar në universitete prestigjioze, dhe me përvojë të gjerë të mësimdhënies së kurrikulës në Mbretërinë e Bashkuar.
  • Rezultate të forta akademike në të 3 kolegjet:
    62% e të gjithë studentëve të A-levels të marra në vitin 2020 u vlerësuan me nota A * ose A.
    Një e treta e studentëve të GCSE arritën notat 9 ose 8 dhe 51% e GCSE arritën notat 9-7.
    Mbi 72% është rezultati mesatar i arritur në Programin e Fondacionit Ndërkombëtar Abbey DLD (të gjitha rrugët).
  • Destinacionet kryesore
    Në vitin 2020, 4 studentë u pranuan në Oxbridge, 30% e studentëve u pranuan në një universitet G5 dhe 50% e studentëve u pranuan në 10 universitetet e renditura më mirë në Mbretërinë e Bashkuar.
  • Konvikti urban me cilësi të lartë
    Kolegjet ofrojnë disa nga akomodimet më të mira, me specifikimet më të larta, të gjetura në çdo shkollë me konvikt në Mbretërinë e Bashkuar, pikërisht në zemër të qyteteve të saj më emocionuese.

360° Asistim i plotë nga konsulentët e Integral

Arsyet pse duhet ti besoni Integral Educational Programs:  

  • Ne kemi numrin më të lartë të studentëve të pranuar në shkollat e mesme në Mbretërinë e Bashkuar
  • Ne i njohim shumë mirë shkollat e mesme në Mbretërinë e Bashkuar
  • Asistencë gjatë gjithë procesit të aplikimit dhe pranimit
  • Vlerësimi me prioritet i aplikimit tuaj nga shkolla partnere me Integral


Copyright © Integral 2021