7 kolegjet elitare më të mira në Angli | Integral

7 kolegjet elitare më të mirë në Britani të Madhe

08.07.2020

Ja cilat janë 7 nga kolegjet elitare në Britani të Madhe – më të mirët për studime jashtë vendit!

Mbretëria e Bashkuar ofron ekseklencë në edukim duke bërë që të jetë edhe zgjedhja e parë e shumë familjeve shqiptare për të dërguar fëmijët e tyre për studime jashtë vendit. Disa nga atributet e rëndësishme si cilësia dhe eksperienca në mësimdhënie, facilitetet moderne kombinuar me traditat qindra-vjeçare në kolegjet elitare në Angli , bëjnë që zgjedhja e tyre të jetë akoma më e lehtë. Prioritetet që ka ndjekja e një shkolle të mesme private ne Mbretërinë e Bashkuar janë të shumta por mbi të gjitha është avantazhi i marrjes së një diplome me të cilën rriten shancet për tu pranuar në universitetet më të mira jashtë vendit.

Roli i një shkolle të mesme në UK në përgatitjen për studimet e larta!

Po cilat janë këto kolegje dhe përse duhet t’i zgjidhni ato?

  1. Abbey College Cambridge – ndër kolegjet elitare në Angli i cili përgatit mjekët e ardhshëm

Një nga shkollat më të mira me konvikt në Angli! Një shkollë e madhe në qytetin akademik të Cambridge! Abbey College Cambridge u ofron nxënësve programet akademike A-Level, International Foundation, GCSE dhe Kampet Verore. Aty mësojnë nxënës nga mbi 34 vende të botës. Mësuesit e kolegjit janë ekspertë në mësimdhënie dhe ofrojnë një mbështetje të madhe ndaj nxënësve që nuk kanë anglishten si gjuhën e tyre të parë.

Nxënësit në Abbey Cambridge arrijnë sukses të jashtëzakonshëm në provimet e tyre.  Ata pranohen në disa nga universitetet më të mira në botë dhe në Mbretërinë e Bashkuar si Oxford, Cambridge, LSE dhe universitete elitare anëtare të ‘Russell Group’.

  1. d’Overbroeck’s – Oxford është një destinacion botëror për studime jashtë vendit

I përshkruar si “një vend i energjisë dhe të qeshurave” nga “The Good Schools Guide”, d’Overbroeck nuk është thjesht një shkollë, por edhe një vend ku djemtë dhe vajzat studiojnë dhe përgatiten me dëshirë për fazën tjetër të jetës së tyre akademike dhe personale. E themeluar në vitin 1977, shkolla mirëpret nxënës që nga mosha 15 vjeç për të mësuar në programin IGCSE, 1 ose 2 vjeçar, ku ata përgatiten për nivelin tjetër të studimeve në A -levels ose IB.

Me mësuesit të inkurajuar për t’i bërë studimet të jenë tërheqëse dhe nxënësit të kënaqur, nuk është për t’u habitur që nxënësit e d’Overbroeck arrijnë nota të larta në provime dhe iu ofrohen vende në disa nga universitetet më të mira në Mbretërinë e Bashkuar. Nëse flasim për akomodimin, nxënësit mund të zgjedhin të qëndrojnë në njërën prej shtëpive të konviktit ose familjeve pritëse të zgjedhura me kujdes. Kjo e fundit është një zgjedhje veçanërisht interesante për nxënësit ndërkombëtarë që dëshirojnë të përjetojnë kulturën vendase.

  1. Cardiff Sixth Form College – ofron një eksperiencë unike për studime jashtë vendit në kryeqytetin e Wales

Cardiff Sixth Form College është renditur si kolegji më i mirë bashkëkohor me konvikt në Mbretërinë e Bashkuar për rezultatet e tij në A- levels nga “The Times” dhe “The Daily Telegraph”. Ai vendos një fokus të fortë në ndihmën ndaj nxënësve vendas dhe ndërkombëtarë. Kolegji gëzon sukses në rezultate të jashtëzakonshme të provimeve dhe në pranimet e nxënësve në degët universitare të Mjekësisë, Stomatologjisë dhe Mjekësisë Veterinare.

Ky sukses mund të shpjegohet me madhësinë e klasave të vogla, mësuesit ekspertë dhe me përvojë dhe një mjedis mbështetës që sfidon nxënësit të arrijnë potencialin e tyre më të lartë. Nxënësit ndjekin një program të plotë mësimesh, sporti dhe aktivitetesh gjatë fundjavave dhe përfitojnë edhe nga përvoja e praktikave në vende të punës. Ata marrin pjesë në konkurse si “Duke of Edinburgh Award” dhe programe të tjera prestigjioze.

  1. Bromsgrove School – ofron edhe programin A-levels edhe IB për studime jashtë vendit

“Kirurg apo këngëtar, pavarësisht nga çfarë ju dëshironi të bëheni, në Bromsgrove besojnë se gjëja më kreative që do të bëni në jetën tuaj është të investoni në të ardhmen tuaj”. Bromsgrove School është e vendosur në afërsi të qytezës së mrekullueshme Bromsgrove të Worcestershire me një histori shumë të vjetër, duke nisur që nga shekulli i XVI.

Godinat e kampusit të shkollës, të ndërtuara në kohë të ndryshme përbëjnë një kombinim të larmishëm të stileve arkitekturore. Bromsgrove është sot një nga shkollat më moderne në Midlands dhe vazhdimisht zë vendet e para në klasifikimin e shkollave më të mira angleze. Qëllimi kryesor i shkollës është formimi i një personaliteti ambicioz, të fortë dhe zhvillimi i të menduarit kritik e të pavarur. Falë përpjekjeve të përbashkëta të stafit pedagogjik dhe nxënësve, shkolla krenohet me performancat akademike të shkëlqyera dhe rezultatet e jashtëzakonshme në provimet përfundimtare, si dhe me nxënësit që janë pranuar në universitetet më elitare gjatë viteve të fundit.

  1. Kensington Park School – të përgatitesh nga mësuesit më me eksperiencë

Kensington Park School (KPS) është një shkollë e re private, e vendosur në zemër të Londrës, në një nga lagjet më prestigjoze të Kensington. Pranë janë disa nga monumentet më të famshme të kryeqytetit anglez si Muzeu Kombëtar i Historisë, Salla Royal Albert, Muzeu i Historisë Natyrore etj.

Shkolla kombinon suksesshëm traditën arsimore të shkollës me konvikt me aktivitetet interesante jashtëshkollore duke vizituar qëndrat kulturore dhe historike që janë në afërsi. Ndërsa KPS është e re mësuesit kanë vite përvojë në mësimdhënie në shkolla më elitare në vend. Falë profesionalizmit dhe përkushtimit të mësuesve, shumë nga nxënesit kanë marrë rezultate të larta dhe pranimin në universitetet më të mira duke përfshirë Oxford, Cambridge, University of the Brashlyan League në USA etj.  Shkolla pranon nxënës per programin A-Levels.

  1. Oxford International College – renditur i pari për performancën akademike ndër kolegjet elitare në Angli

Kolegji Ndërkombëtar i Oksfordit është një kolegj elitar i përgatitjes për A-levels, përkushtimi i të cilit në përsosmërinë akademike, këshillat për karrierën dhe zhvillimin personal të nxënësve, e kanë vendosur atë vazhdimisht në krye të klasifikimeve. Që nga viti 2019, ata janë kolegji me performancën më të mirë në vend – zgjedhur nga “The Times School League”, “Daily Telegraph School League” etj.

Ata janë të njohur për sigurimin e një mjedisi të hapur dhe stimulues të të mësuarit, ku nxënësit inkurajohen të arrijnë potencialin e tyre më të lartë ndërsa shijojnë jetën kulturore të qytetit të bukur të Oksfordit. Nxënësit mësohen nga disa prej mësuesve më të mirë të Oksfordit, të cilët janë të gjithë ekspertë në fushat e tyre. Kolegji nxit një kulturë të përgjegjësisë si dhe një ndjenjë të detyrës për të përmirësuar botën në të cilën jetojmë. Kurrikula inovative u siguron nxënësve shanset më të mira për të pasur sukses në intervistat në universitet dhe më vonë në jetën e tyre profesionale

  1. Clare’s Oxford – ndër kolegjet elitare në Angli i cili ka ofruar i pari programin ndërkombëtar të Diplomës IB

St. Clare’s Oxford u themelua në 1953 me qëllimin për të krijuar një lidhje midis studentëve britanikë dhe atyre evropianë pas Luftës së Dytë Botërore. Si fillim kolegji quhej Qendra Angleze e Oksfordit për Studentë të Huaj. Kolegji u rrit shpejt për të përfshirë një gamë të gjerë kombësish dhe programesh, në nivelin parauniversitar dhe në gjuhën angleze.  Në ditët e sotme ka 50 kombësi të përfaqësuar vetëm në programin IB.

Në vitin 1977 kolegji prezantoi Diplomën e Maturës Ndërkombëtare (IB) për studentët parauniversitar, shkolla e 41-të në botë që bëri një gjë të tillë. Ka vetëm 13 institucione të tjera në botë që kanë ofruar IB për një kohë më të gjatë se St. Clare’s. Gradualisht A-levels u zëvendësua nga IB dhe sot ai është kolegji me eksperiencën më të gjatë në programin IB në Angli. St Clare’s Oxford mbetet besnik ndaj misionit të tij origjinal që është të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet kombeve përmes avancimit në arsim dhe edukim.

Për më shumë informacion rreth shkollave të mesme:

Rezervoni konsulencën tuaj FALAS!

☎️: +355 69 40 40 801 / +355 69 80 40 601

📧: krysia@integral.al / anka@integral.al