7 arsye të forta pse duhet të ndiqni një program WAT | Integral

7 arsye të forta pse duhet të ndiqni një program WAT

10.07.2020

Nuk ka asgjë më të bukur se të udhëtoni për të eskploruar vende të reja dhe njëkohësisht të fitoni eksperincë pune në një shtet tjetër nga ai ku jeni rritur.Kjo ju ben të jeni të aftë të njihni veten tuaj dhe të befasoheni nga fakti që jeni të aftë të mbeshtesni veten ndërsa jetoni endrrat tuaja – duke bërë udhëtime jo vetëm për tu argetuar për një kohë te shkurter, por në të vërtetë ta ktheni në një mënyrë jetese. Këtë mundësi jua ofron Programi Work and Travel,të përjetoni një verë te paharrueshme,të njihni miq të rinj dhe ndërkohë të fitoni eksperiencë pune për 3 muaj e gjysëm. Më poshtë do të gjeni 7 arsye bindëse pse duhet të punoni dhe udhëtoni duke ju bashkuar programit Work&Travel.

1.Përjetoni eksperienca të reja

Rutina është vrasësi i shpirtit dhe nuk ka asgjë më të mirë se ndjenja për të përjetuar diçka të re në një vend të ri. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një shtet të ri apo një kontinent të ri, udhëtimi diku ku nuk keni qenë kurrë më parë është një mënyrë e shkëlqyeshme për të dalë nga rutina e vjetër dhe e njëjtë e jetës së përditshme dhe për të zhvilluar imagjinatën. Kur të ktheheni në shtëpi, do të ndjeheni të freskuar dhe të gatshëm të merrni përsipër sfidat e jetës.Nëse po fitoni para ndërsa jeni jashtë vendit, atëherë do të keni më shumë para për të shpenzuar dhe kjo sigurisht që do t’ju ndihmojë të udhëtoni për më gjatë.

2.Zhvilloni aftësi të ndryshme

Nuk ka dyshim se pjesa më e madhe e punëve që do të gjeni gjatë udhëtimit tuaj do të jetë e ndryshme nga lloji i punës që bëni në shtëpinë tuaj. Kjo sepse mundësitë janë të ndryshme diku tjetër në botë dhe po kështu është kërkesa.Duhet ta përqafoni këtë ndryshim dhe të trajtoni kohën tuaj të punës dhe udhëtimit si një mundësi kryesore për të mësuar disa aftësi të ndryshme.

Shiheni atë si një shans për të provuar diçka të re, dhe i dihet kurrë se çfarë mund të mësoni ,zbuloni dhe shijoni. Pra, mos kini frikë të provoni gjëra të reja, në fund të fundit, ju mund të zbuloni vetveten!

3.Testoni zonën tuaj të komfortit

Arsyeja e tretë  pse duhet të punoni dhe udhëtoni është sepse kjo epserience do të testoje kufirin e zonës tuaj të rehatisë.

Ok, kjo ndoshta nuk tingëllon shumë tërheqëse, por më besoni, do të përfitoni në planin afatgjatë., Provoni të gjeni një vend pune në një vend ku rregullat janë të ndryshme, sistemi është i ndryshëm dhe edhe gjuha është e ndryshme.Ashtu si pothuajse me çdo gjë me të cilën përballeni që ju frikëson ose ju duket e frikshme fillimisht, por gjithsesi puna dhe udhëtimi kanë përparësi.

4.Fitoni më shumë vetëbesim

Fitimi i një pune jashtë vendi, përvoja,do t’ju ndihmojë të rrisni vetëbesimin në veten tuaj.

Pas fitimit të punes do të ndiheni më mire për veten tuaj dhe do të zgjeroni besimin tuaj për gjërat që mund të bëni dhe të arrini në jetë. Nga ana tjetër, kjo ka më shumë të ngjarë të bëjë që të provoni përvoja të reja, siç është puna dhe udhëtimi përsëri dhe, herët a vonë, të keni sukses sepse besimi, përvoja dhe puna e vështirë krijojnë sukses.Puna dhe udhëtimi do të zhvillojnë vetëvlerësimin tuaj dhe do t’ju hapin sytë se sa mund të arrini në jetë nëse dëshironi.

Kjo eshtë  një nga arsyet kryesore e të përjetuarit programin Work and Travel.

5.Krijoni miqësi të reja

Puna gjatë udhëtimit është gjithashtu një mënyrë shumë e mirë për të bërë disa miq të shkëlqyeshëm.

Kjo është veçanërisht e dobishme nëse po udhëtoni vetëm dhe kërkoni të gjeni disa njerëz argëtues për tj’u shoqëruar me aventura.

Duke punuar ndërsa jeni larg, mund të krijoni kontakte me njerëz që kanë interesa të përbashkëta me ju dhe do ndiqni të njejtin rrugëtim.Këto miqësi ndodh te zgjasin përjetë.

Ata njerëz mund të kthehen në miq të ngushtë dhe do të jeni shumë të lumtur që kombinimi i punës dhe udhëtimit ju bënë që t’i takoni.

6.Angazhoheni me komunitete të ndryshme

Përvecse të punosh me njerëz që janë të ngjashëm me ty, të punosh ndërsa udhëton gjithashtu ka të ngjarë të takohesh me njerëz që janë shumë të ndryshëm nga ju, njerëz që vijnë nga një pjesë e ndryshme e globit dhe njerëz që e shikojnë botën shumë ndryshe .

Të punosh përkrah njerëzve të tillë, të veprosh si një ekip ose ndoshta t’u mësosh atyre një aftësi të re, është një mënyrë e shkëlqyeshme për të kapërcyer kufijtë kulturorë dhe të mësosh më shumë për jetën e njerëzve të përditshëm në vendin ku je.

Një përvojë e tillë vërtet mund t’ju hap sytë dhe t’ju lejojë të provoni kultura të ndryshme në mënyra që nuk keni pasur mundësi më parë.

7.Mësoni më shumë rreth një vendi

Puna gjatë udhëtimit do tju mbajë domosdoshmërisht në një destinacion të vetëm për një periudhë më të gjatë se sa ekepriences  si një turist, sepse do ta mbani punën tuaj për më gjatë se disa ditë!

Prandaj, kjo do t’ju lejojë të angazhoheni më shumë me një vend, ta njihni atë më mirë dhe të merrni një kuptim më të thellë të tij sesa shumica e turistëve.

Shtoni në këtë ekuacion mundësine që ju ndoshta do të bëni disa miqësi të shkëlqyera me njerëzit vendas, dhe ndjenja juaj e të njohurit një destinacion te ri dhe kulturën e tij, me siguri do të rritet.

Kjo është, pa dyshim, një nga përfitimet më të mëdha për mundësinë që paraqet programi Work & Travel.

Për më shumë informacion rreth programit Work and Travel kontaktoni konsulentët e Integral Educational Programs:

Rezervoni konsulencën tuaj Falas me Integral!

☎️: +355 69 40 40 401

📧: xhensila@integral.al