7 arsye përse të studiuarit jashtë vendit është zgjedhja e duhur | Integral

7 arsye përse të studiuarit jashtë vendit është zgjedhja e duhur

21.07.2021

Universitetet jashtë vendit – zgjedhja e duhur për ju!

Jeni duke përfunduar shkollën e mesme dhe nuk jeni të sigurt për hapin e rradhës? Ka mijëra universitete jashtë vendit që ofrojnë shumë mundësi dhe zgjedhje. Vendimi për të ndjekur studimet jashtë vendit varet nga shumë faktorë, por gjëja më e rëndësishme është të dini se çfarë dëshironi. Për të zbuluar se çfarë dëshironi të studioni, duhet të filloni të përgatiteni në kohë sepse zgjedhja e një progami studimi është një nga vendimet më të rëndësishme në jetën tuaj, dhe kontrolli mbi të ardhmen është vetëm në duart tuaja. Filloni të mendoni dhe planifikoni përpara për vitet e ardhshme dhe shfrytëzoni sa më shumë mundësitë që ju ofrohen!

Zgjedhja rreth studimeve mbetet gjithmonë në dorën tuaj por këshilla jonë është të merrni parasysh të studiuarit jashtë vendit. Studimet jashtë vendit janë një mënyrë e re për tu zhvilluar si në aspektin akademik edhe atë personal. Nëse pas diplomimit e kuptoni se të jetuarit në një vend tjetër nuk është një opsion për ju, ju gjithmonë mund të ktheheni në shtëpi me shumë njohuri të reja për të ndërtuar një karrierë të suksesshme këtu.

Më poshtë do të të zbuloni të gjitha sekretet në lidhje me arsimin e lartë dhe jetën studentore jashtë vendit:

1. Zbatimi praktik i njohurive tingëllon më mirë sesa të mësosh teorinë përmendsh

Universitetet kryesore partnere me Integral Educational Programs e mbështesin qasjen e tyre në arsim në leksione praktike. Teoria është e rëndësishme, por aftësitë si shkathësia dhe të qenit inovator vlerësohen shumë në botën e biznesit. Një kombinim i teorisë dhe praktikës, duke zgjidhur probleme specifike, duke punuar në grupe të vogla, duke zhvilluar kreativitetin dhe duke punuar në ekip, janë disa nga avantazhet e arsimit praktik.

2. Studimet gjithashtu ndjekin “trende”

Universitetet e njohura ndërkombëtarisht tërheqin një numër të madh studentësh të huaj çdo vit sepse, ata janë në një hap me kohën. Ata e ruajnë nivelin e tyre të mësimdhënies, përmbajtjes dhe materialeve mësimore në një nivel jashtëzakonisht të lartë. Gjatë gjithë përgatitjeve, ushtrimeve dhe leksioneve, ju do të vendoseni në një mjedis sa më të ngjashëm me atë që ju pret kur të filloni të punoni. Teknologjia më e fundit, metodat e reja të punës, shembuj nga bota e biznesit, kampuset moderne dhe mundësi të shumta për studentët do të jenë baza e studimeve dhe sigurisht do të sigurojnë cilësinë e tyre.

3. Krijoni rrugën tuaj drejt suksesit

Nëse keni një dëshirë të madhe për të studiuar jashtë vendit dhe e dini për cilën fushë jeni të interesuar, por nuk menaxhoni midis mundësive të shumta – kemi një tjetër surprizë për ju! Disa universitete ekskluzive partnere Integral do t’ju ofrojnë të zgjidhni në mënyrë të pavarur kurse që i përshtaten më mirë interesave tuaja personale dhe kështu të përshtatni programin e studimit me nevojat dhe dëshirat tuaja. Përveç kësaj, universitetet shpesh ju ofrojnë mundësinë për të kaluar një vit studimi në një vend tjetër, duke studiuar ose duke punuar – dhe ju mund të vendosni për përzgjedhjen dhe detajet dy vjet pas fillimit të programit të studimit.

4. Puna në ekip vlerësohet gjithmonë

A keni ëndërruar gjithmonë të njihni kultura të ndryshme, të mësoni dhe të punoni në një mjedis ndërkombëtar? Ne do t’ju ndihmojmë të gjeni universitetin e duhur duke përmbushur këto dëshira. Përfitimi më i madh i të mësuarit dhe punës në ekip është mjedisi në të cilin do të zotëroni dhe zhvilloni aftësi të ndryshme komunikimi duke respektuar mendimin dhe punën e kolegëve tuaj për të arritur rezultate sa më të larta së bashku. Këto aftësi do të jenë jashtëzakonisht të rëndësishme për ju në karrierën tuaj të ardhshme profesionale.

5. Studioni jashtë vendit – krijoni një rrjet ndërkombëtar

Krijimi i miqësive dhe njohjeve afatgjata dhe të paharrueshme është një nga përfitimet e shumta të arsimit të lartë. Duke zgjedhur të studioni jashtë, ju do të takoni njerëz nga e gjithë bota dhe të bashkëpunoni me ta çdo ditë. Me një diplomë nga një universitet i njohur ndërkombëtarisht, me vullnetin dhe zellin që tregoni – përveç kontakteve të reja – ju do të jeni në gjendje të punoni në çdo kompani në botë dhe të gjitha dyert do të jenë të hapura për ju.

6. Përse të mos bëhesh poliglot?

Të gjithë e dimë që njohja e anglishtes ndërsa jetoni në vendin tuaj nuk mund të krahasohet me folësit amtarë. Ky fakt mund të ndryshojë lehtësisht – nëse vendosni të studioni në një vend tjetër. Çdo ditë, komunikimi juaj do të zhvillohet në anglisht, dhe nëse vendosni të vazhdoni shkollimin në vende si Hollanda, Gjermani apo Italia, jini të gatshëm të shtoni një gjuhë të re në listën e aftësive tuaja, përveç njohjes së shkëlqyeshme të anglishtes.

7. Pavarësia sjell zhvillim personal!

Ekspertët e suksesshëm dinë si të përballen me çdo situatë, ata me kënaqësi i pranojnë sfidat dhe nuk kanë frikë prej tyre, duke punuar kështu mbi vetveten, personalitetin, njohuritë dhe aftësitë e tyre! Ky është një nga shumë mësimet e rëndësishme që do të mësoni kur vendosni të studioni jashtë vendit. Në fillim, do të ketë shumë situata të reja dhe të ndryshme, por pas disa javësh, ju do të kuptoni se sa mundësi të reja për zhvillim ju ofron pavarësia juaj.

Për më shumë informacion:

Rezervoni konsulencën tuaj!

☎️: +355 69 40 40 415
📧: leidia@integral.al