Call us
00355 422 52 065

100 % Bursë nga Jacobs University

27.12.2018

➽ JACOBS UNIVERSITY

➽ TË STUDIOSH NË JACOBS

Universiteti Jacobs është një universitet privat i vendosur në Bremen. Është një nga universitetet më prestigjioz në Gjermani, i karakterizuar nga një bashkësi e vërtetë ndërkulturore. Universiteti, i themeluar në vitin 2001, tërheq studentë të talentuar dhe me mendje të hapur nga e gjithë bota; rreth 1400 studentë nga 110 vende jetojnë aktualisht dhe studiojnë në kampusin e tyre rezidencial.
I pajisur me një portofol të gjërë të programeve të studimeve universitare dhe pasuniversitare nga shkencat natyrore dhe shoqërore në inxhinieri dhe ekonomi. Të gjitha programet mësohen në gjuhën angleze. Klasat e vogla,i japin mundësi profesorëve të veprojnë si mentorë individualë dhe këshilltarë akademikë për studentët.

➽ MUNDËSIA JUAJ PËR NJË BURSË TË PLOTË

Të gjithë studentët që fillojnë vitin akademik në Shtator 2019, kanë mundësi të përfitojnë bursë të plotë studimore. Kjo bursë me bazë meritash do t’i jepet një studenti që demonstron arritje të jashtëzakonshme akademike, kreativitet intelektual dhe dëshirën dhe motivimin për të bërë një ndryshim në botë.

Afati i fundit i aplikimeve: 1 Shkurt 2019
Studenti me fat që merr bursën e plotë do të shpallet më : 4 Mars 2019

Na kontaktoni ☎ +355 422 52 065 ose ✉ arben@integral.al / ortensa@inegral.al për më shumë informacione.
Regjistrohuni në linkun e mëposhtëm dhe ju kontaktojmë ne.
Si gjithnjë ne jemi pranë jush për t’ju asistuar në çdo hap >>> FALAS <<<.

⇩ ⇩ ⇩