10 Vite Integral Educational Programs në Shqipëri

09.04.2021

Integral Educational Programs

Integral Group tashmë i afirmuar në 7 vende të Europës në dhënien e konsulencave akademike për studentët që kërkojnë më të mirën në fushën e arsimit, këtë vit feston 10 vjetorin e hapjes së zyres në Tiranë. Që prej nisjes së këtij rrugëtimi Integral Educational Programs ka qënë pranë studentëve dhe prindërve shqiptarë për ti ndihmuar ato në cdo hap. Gjatë këtyre 10 viteve Integral nuk ka reshtur së surprizuari studentët me risi të shumta në fushën e edukimit jashtë vendit.

Integral është agjencia më e madhe në Shqipëri, e cila ofron konsulencë profesionale në fushën e programeve arsimore jashtë vendit. Nëpërmjet Integral, mijëra të rinj udhëtojnë jashtë vendit për të perfeksionuar gjuhën e huaj, për të vazhduar studimet në shkolla të mesme dhe universitete ose dhe për të marrë pjesë në programin e shkëmbimit kulturor Work & Travel USA. Qëllimi jonë është të mbështesim të rinjtë si në karrierën akademike dhe atë profesionale, por edhe t’u mundësojmë cilësinë e jetës që meritojnë. Cdo vit ne takohemi me institucionet partnere arsimore dhe vizitojmë shkolla të reja per t’i garantuar klientëve tanë shërbimet më të mira dhe profesionale.

Integral ofron një gamë të plotë të shërbimeve në lidhje me orientimin dhe aplikimin tuaj në institucionet arsimore jashtë vendit. Studentët që kanë aplikuar me Integral janë pranuar me sukses në shkollat dhe universitetet më të mira në Europe, Kanada dhe SHBA. Ne jemi këtu për t’ju udhëzuar në rrugën drejt arsimimit dhe ndihmuar të bëni zgjedhjet tuaja bazuar në një nga testet më të njohura të orientimit të karrierës “MyUniChoices”, të zhvilluar nga Cambridge Occupational Analysts. Konsulenca me Integral përmban të gjitha informacionet themelore që ju nevojiten për të filluar aplikimin tuaj për studime jashtë vendit: destinacionet, tarifat e shkollimit dhe kostot e jetesës, kërkesat e hyrjes, afatet e aplikimit dhe specifika të ndryshme.

Historia jonë e suksesit në 10 vite :

  • Mbi 2,000 studentë të pranuar në universitetet jashtë vendit
  • Mbi 1,000 nxënës të pranuar në shkollat e mesme jashtë vendit
  • Mbi 3,000 studentë na zgjodhën për kampet e verës jashtë vendit.
  • Mbi 200 studentë na besuan për programin Work & Travel USA.
  • 20 Panaire të organizuar nëpër Shqipëri, që sollën mbi 200 universitete dhe shkolla të mesme ndërkombëtare dhe tërhoqën mbi 15 000 të rinj dhe familjet e tyre.

Që prej themelimit në Shqipëri, Integral organizon cdo vit panairin ndërkombëtar të arsimit “World Education Fair” në disa qytete si: Tiranë, Durrës, Korcë, Shkodër, Fier, Vlorë dhe Sarandë. Ne bëjme të mundur që të sjellim pranë studentëve shqipar përfaqësues të institucioneve më elitare në botë. Cdo vit qindra studentë shqiptarë takohen me këto përfaqësues të huaj dhe njihen me mundësitë e pafundme për të studiuar jashtë.

Panairet asimore të specializuara që ne organizojmë ofrojnë mundësi për të marrë informacion rreth studimeve jashtë vendit, për të përfituar ulje, bursa ose bonuse në regjistrimin e bërë gjatë panairit. Prej 10 vitesh, Panairi Botëror i Arsimit synon të mbështesë misionin tone, duke bashkuar institucionet arsimore me studentët aktualë ose të ardhshëm dhe duke siguruar mundësinë për takime personale midis tyre. Kjo është arsyeja për ta quajtur veten me krenari një nga organizatorët më të mëdhenj të panaireve arsimore në Shqipëri dhe në të gjithë Evropën Lindore.

Në panair marrin pjesë shkolla të mesme, universitete dhe kampe verore akademike nga shumë vende të botës si : Mbretëria e Bashkuar, Hollanda, Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Portugalia, Spanja, Italia, Kroacia, Suedia, Belgjika, Irlanda, Austria, Danimarka, Greqia, Kanadaja, Zvicra etj

Mundësitë që Integral Educational Programs ofron për studentët shqiptarë janë të shumta. Konsulentët e specializuar të Integral do t’ju ndihmojnë gjatë gjithë procesit të aplikimit dhe pranimit në institucionet e huaja arsimore. Gjatë këtyre 10 viteve Integral Educational Programs ka ndihmuar dhe asistuar mbi 6,000 studentë shqiptarë për të ndjekur ëndrrën e tyre, kudo qoftë ajo. Denis Lala një nga shumë studentë që zgjodhi Integral për të bërë ëndrrën e tij realitet, jep përshtypjet e tij si më poshtë:

“Si një student i ardhshëm përzgjedhja e universitetit të duhur ishte një vendim shumë i rëndësishëm për mua. Me ndihmën e Integral shqyrtova disa universitete në Britani të Madhe dhe universiteti në të cilin aplikova dhe u pranova ishte Coventry University. Integral jo vetëm që më ofroj informacione mbi universitete të ndryshme në UK, por edhe më ndihmoi në përgatitjen e dokumenteve, kontaktimin me universitetin e deri në përgatitjen time akademike për provimin e IELTS.

Gjej rastin të falenderoj konsulentët e Integral për ndihmën dhe përkushtimin e dhënë!”

Integral Educational Programs është gjithmonë pranë studentëve për ti ndihmuar ato në cdo hap të rrugëtimit të tyre drejt suksesit.

Për më shumë informacion na kontaktoni në nr e mëposhtëm :

(Ne jemi të disponueshëm për konsulenca në Whatsapp dhe Viber)

069 4040 801 – Shkolla të mesme                              069 8040 601 – Universitete

069 4040 901 – Work and Travel                 069 4040 415 – Kampe vere dhe kurse gjuhe

INTEGRAL – KONSULENTI NR 1 PER EDUKIMIN TUAJ JASHTE VENDIT 

Rezervoni konsulencën tuaj FALAS!