10 universitetet më të mira në Hollandë | Integral

10 universitetet më të mira në Hollandë

26.06.2020

Dëshironi të studioni në disa nga universitetet më të mira jashtë vendit?

Studimi në Hollandë është duke u bërë gjithnjë e më i popullarizuar në mesin e studentëve ndërkombëtarë, pjesërisht për shkak të mundësive të shumta zgjedhjeve mes universiteteve holandeze të cilat janë të pozocionuara shumë lart në renditjen e universiteteve më të mira në Europë, që japin mësime në anglisht. Ndërsa gjithnjë e më shumë studentë ndërkombëtarë zgjedhin të studiojnë në një universitet hollandez, numri i programeve Bachelor dhe Master të mësuara në anglisht është rritur. Kjo është lista me 10 universitetet më të mira në Hollandë:

1.Universiteti Wageningen & Research

Me një fokus të specializuar në shkencat bujqësore dhe mjedisore, Universiteti Wageningen & Research është një nga institucionet më të mira në botë për shkencat e jetës dhe shkencat shoqërore. Ka vetëm 14,000 studentë që marrin diploma universitare Bachelor, diploma pasuniversitare Master dhe kualifikime profesionale. Shumica e programeve universitare BSc mësohen në një përzierje të gjuhës hollandeze dhe asaj angleze, por rreth 40 programe universitare dhe pasuniversitare janë vetëm në anglisht.

Universiteti tërheq një numër të konsiderueshëm të studentëve ndërkombëtarë për këtë arsye – rreth 27 përqind e të gjithë studentëve vijnë nga jashtë. Në total, universiteti ofron 20 programe të ndryshme universitare, duke përfshirë kurse në biznes, zhvillim ndërkombëtar dhe shkenca shëndetësore. Ka 37 programe në nivelin master, të gjitha këto mësohen në anglisht. Të gjitha progamet duhen dy vjet për të përfunduar.

Qyteti i Wageningen është në qendër të vendit, por nuk është shumë larg Amsterdamit ose kufirit gjerman. Motoja e universitetit, në përputhje me përqendrimin e saj në problemet sociale dhe tregtare, është: “Të eksplorosh potencialin e natyrës për të përmirësuar cilësinë e jetës”.

2.Universiteti i Amsterdamit

Themeluar në 1632, Universiteti i Amsterdam (UVA) është universiteti i tretë më i vjetër në vend. Ka rreth 26,000 studentë, duke e bërë atë universitetin më të madh në Hollandë përsa i përket numrit të studentave të regjistruar. UVA renditet veçanërisht shumë lart për artet, shkencat humane dhe shkencat sociale.

Universiteti ofron rreth 150 programe të mësuara në anglisht, duke tërhequr më shumë se 3,000 studentë ndërkombëtarë nga më shumë se 100 vende. Kampusi kryesor është në Amsterdamin qendror, me ndërtesa universitare të shpërndara nëpër qytet, duke lejuar një integrim të mirë midis studentëve dhe vendasve. UVA është një nga universitetet më të mëdha të kërkimit në Evropë, bazuar në botime shkencore dhe fonde kërkimore. Biblioteka qendrore përmban më shumë se 4 milion libra dhe mijëra dorëshkrime, letra, harta dhe vepra të rralla. Universiteti gjithashtu ka pesë muze.

3.Delft University of Technology

Universiteti i Teknologjisë Delft (TU Delft) është universiteti më i madh dhe më i vjetër teknik publik në Hollandë. Ai u themelua si një akademi mbretërore për inxhinierët civilë, pjesërisht për të edukuar nëpunësit civilë që do të punonin për kompaninë holandeze të Indisë Lindore. Numri i studentëve në TU Delft u rrit në mënyrë dramatike pas Luftës së Dytë Botërore, duke nxitur traditën, akoma në praktikë, të mbajtjes së një “jave pritjeje” për studentë të rinj, e cila është e ngjashme me “freshers weeks” në Mbretërinë e Bashkuar dhe SH.B.A. Megjithëse ndërtesat e universitetit ishin fillimisht në qendër të qytetit, tani ata janë të gjithë me bazë në Mekelpark, lagja e krijuar për atë qëllim.

Një karakteristikë e veçantë është Biblioteka TU Delft, e cila ka një çati të mbuluar me bar për izolim natyror. Rreth një e katërta e 18,000 studentëve në universitet janë ndërkombëtarë.

4.Universiteti i Leidenit

I themeluar në 1575, Universiteti Leiden është universiteti më i vjetër në Hollandë dhe mban lidhje me anëtarët e familjes mbretërore Hollandeze, të cilët shpesh marrin pjesë si studentë. Shumë politikanë u arsimuan në këtë universitet, gjithashtu edhe një numër i lartë figurash të shquara intelektuale dhe kulturore. Filozofë si Spinoza dhe Descartes ishin në Leiden gjatë Epokës së Artë të Hollandës. Që atëherë, 16 marrës të një çmimi Nobel janë lidhur me universitetin, përfshirë Albert Einstein dhe Enrico Fermi.

Më shumë se 200 programe mësohen në anglisht në universitet, si në nivelin universitar ashtu edhe atë pasuniversitar. Trupi studentor prej 28,000 personash përfshin studentë nga 100 vende. Universiteti Leiden është i njohur për inovacionin dhe aplikon një stil të pazakontë mësimi që përqendrohet në të mësuarit individual dhe punën në grup.

5.Universiteti Erasmus Rotterdam

Universiteti Erasmus Rotterdam është një universitet publik i vendosur në Roterdam. Ai u emërua pas humanistit dhe teologut të Shekullit 15, Desiderius Erasmus Roterodamus. Universiteti është themeluar në 1913 si Shkolla e Tregtisë Hollandeze, duke ndryshuar emrin e tij disa herë para se të bëhej përfundimisht Universiteti Erasmus Rotterdam në 1973.

Universiteti ka shtatë fakultete që përqendrohen në katër fushat e mëposhtme: shëndetësia, pasuria, qeverisja dhe kultura. Stafi i universitetit përfshin një numër shkencëtarësh dhe politikanësh të shquar, siç është i nomunuari për Nobel Jan Tinbergen dhe ish-kryeministri Jan Peter Balkenende.

6.Universiteti i Groningen

Universiteti i Groningen u themelua në 1614 dhe ka një traditë të gjatë edukimi, inovacioni dhe kërkimi. Ky universitet është vazhdimisht i renditur në mesin e 100 universiteteve më të mirë në botë dhe ka një nga komunitetet më të mëdha studentore ndërkombëtare në Hollandë. Në fakt, nga 30,000 studentë në total, 6.000 janë studentë ndërkombëtarë nga mbi 120 kombësi të ndryshme. Universiteti i Groningen ofron mbi 120 programe që mësohen në anglisht dhe është një nga universitetet më të mira kërkimore në Evropë.

7.Universiteti Utrecht

I themeluar në vitin 1636 dhe i ndodhur në zemër të Hollandës, Universiteti Utrecht është një nga universitetet kryesore të kërkimit në Evropë, i njohur ndërkombëtarisht për një qasje me cilësi të lartë, inovative për kërkimin dhe mësimdhënien. Të studiosh në Universitetin e Utrecht do të thotë të studiosh në një nga universitetet më të mirë në botë, me një trup total studentor prej rreth 30,000 studentësh dhe 12 fitues të çmimeve Nobel.

Universiteti i Utrecht ofron mbi 90 programe pasuniversitare (MSc, MA) dhe 12 programe universitare (BSc, BA, LLM). Të gjitha programet janë plotësisht të mësuara në anglisht dhe mbulojnë një gamë të gjerë disiplinash akademike, përfshirë Shkencat e Natyrës, Ligjin, Qeverisjen, Shkencat e Jetës, Shkencat Humane, Shkencat Sociale dhe Shkencat e Tokës.

8.Maastricht University

Universiteti më i ri në Hollandë, i cili ka prezantuar sistemin Problem Based Learning. Një mënyrë inovative e të mësuarit që stimulon studentët të zhvillojnë aftësitë e tyre personale akademike. I vendosur në zemër të Evropës, me mbi 100 kombësi, UM është universiteti me organizmit studentor më ndërkombëtar në Hollandë. Shumica e programeve përqëndrohen në tema ndërkombëtare dhe mësohen plotësisht ose pjesërisht në anglisht.

9.Universiteti Radboud Nijmegen

Universiteti Radboud është një universitet ndërkombëtar i vendosur në Nijmegen, Hollandë. I themeluar në vitin 1923, Radboud ka një traditë të fortë të arsimit dhe kërkimit të akredituar, me cilësi të lartë. Akademikët dhe profesorët e shkëlqyer ju ndihmojnë me gjithçka që ju nevojitet në një universitet kërkimi të renditur në 1% më të mirë në të gjithë botën.

10.Vrije Universiteit Amsterdam

Që kur u themelua në vitin 1880, Universiteti VU i Amsterdamit (VUA) është i njohur për qasjen e tij të veçantë ndaj njohurive. Universiteti VU i Amsterdamit është një organizatë e hapur, e lidhur fort me njerëzit dhe shoqërinë. Ajo që ka rëndësi nuk është vetëm përvetësimi i një thellësie më të madhe të njohurive, por edhe i një informacioni më të gjerë.

Për më shumë informacion kontaktoni konsulentët e Integral Educational Programs!

Rezervoni konsulencën tuaj Falas me Integral!

☎️: +355 69 40 40 901 /+355 69 40 40 502

📧: ortensa@integral.al / m.matija@integral.al