Call us
00355 422 52 065

Belgia, Spa & Liege

Mosha: 9-11 vjeç, 12-15 vjeç, 16-17 vjeç
Akomodimi: kampus
Studimi: 28 orë anglisht, frengjisht, gjermanisht ose hollandisht/javë
Mbërritja/Nisja: e dielë – e shtunë
Periudha: 25 Qershor – 26 Gusht
Kohëzgjatja: 2-9 javë
Grupet: 6-9 nxënës
Niveli i gjuhes: А1 – С1

Tarifa përfshin:

  • Akomodim në kampus
  • Tre vakte
  • 28 orë gjuhë angleze, franceze, gjermane ose hollandeze në javë
  • Test, material studimi dhe çertifikatë në përfundim të kursit
  • 2 ekskursione ditore në javë (përveç javës së parë të kursit)
  • Aktivitete sportive dhe argëtimi në javë
  • Mbikqyrje të vazhdueshme të nxënësve
  • Telefon 24/24 në rast emergjencë

 

Rreth ShkollësKurset zhvillohen në zonën me ndërtesat e mrekullueshme të gjimnazit Saint Roch në Ferrieres, të cilat janë objekte historike të ndërtuara në shekullin e VII. Kompleksi përfshin një park, 26 salla, oborr të madh dhe restorant.

Kurset

Kurs pushimi (anglisht, frengjisht, gjermanisht ose hollandisht): Ky kurs është fokusuar në përgatitjen e të folurit dhe të shkruarit të nxënësve si dhe në përmirësimin e aftësive për të kuptuar, analizuar dhe marrë informacione të ndryshme.

Mësim individual shtesë: Nxënësit e moshave mbi 13 vjeç mund të shtojnë në programin e tyre mësimor 2 deri në 8 orë studimi individual në javë.
Kurs gjuhe + golf/ hipizëm/tenis (13-17 vjeç): Moduli është një kombinim ndërmjet kursit të gjuhës 11 orë/javë gjatë mëngjesit dhe aktiviteteve sportive gjatë pasdites, të asistuar nga trajnerë me eksperiencë.

Akomodimi

Kampus Ferrieres – është një kampus që ofron mjaft komoditet, i pajisur me dhoma me nga dy ose tre krevatë dhe banjot ndodhen në çdo kat.
Kampus Spa – nxënësit e kursit të gjuhës Gjermane mund të akomodohen në dhoma të pajisura me dy krevate dhe banjo individuale.

Ekskursione, sporte dhe kohë e lirë

Ekskursionet gjysëm ditore përfshijnë: turne bowling, vizita në muze të ndryshëm, parqe lojrash elektronike dhe shëtitje, ndërsa ekskursionet ditore zhvillohen në Koln, Aachen, Bruksell, Maastricht ose Bruges. Çdo fillim jave, nxënësit duhet të zgjedhin një aktivitet të cilin do ta praktikojnë intensivisht gjatë ditëve në vazhdim.
Modul Shëndet: Në këto oferta përfshihen: yoga, aqua fitnes, pilates, turizëm, Thai Chi, kërcim,
Modul Sporte të Ndryshme: Ky modul përfshin: volejboll, futboll, basketboll, atletizëm, hokey, hendboll dhe badminton.
Modul Art dhe Argëtim: Ky modul përfshin: kurse skulpture, vizatim, fotografi, teatër, origami